27 vjet burgim për një ëndërr

Premte, 17 Janar 2020 16:36
Aqif Selimi në vitin 1959 në hetuesi Aqif Selimi në vitin 1959 në hetuesi

Nga Kastriot Dervishi

Në listën që kam hartuar për të burgosurit që kanë më shumë burgime politike në Shqipëri, Aqif Selimi mban vendin e 40. Vuajti saktësisht tre dënime me gjithsej 27 vjet e 18 ditë burgim. Dikur njeri i afërt i Mustafa Gjinishit, ai përfaqësonte njeriun të cilin sakrifica nuk iu nda gjatë gjithë jetës. Lindur më 1 janar 1927 në qytetin e Peqinit, në moshë të re përfshihet në lëvizjen antifashiste dhe vendoset në radhët e ushtrisë partizane si njeri i afërt i Gjinishit nga çeta e qytetit e deri te brigada e 18.

Burgimi i parë,1947-1959

Pas lufte arrestohet teksa ishte me shërbim në Gjirokastër. Sikurse më ka treguar personalisht gjatë një bisede në janar 2002 në Elbasan, pas vizitës së E.Hoxhës në Jugosllavi në korrik 1946, izolohet dhe merret në pyetje nga hetuesit ushtarakë etj. Gjatë izolimit në qeli, i tregon “shokut” të qelisë se kishte parë në ëndërr Mehdi Frashërin i cili i kishte thënë të arratisej pasi do të vinin avionët anglezë për ta marrë. Kjo ëndërr e ka përforcuar akuzën duke e bazuar në nenin 17 të ligjit nr.41 dhe 14 të ligjit nr.383. Renditen akuza duke iu përshtatur edhe kohës, dalin lidhjet me kolonelin anglez Palmer, spiunazhin anglo-britanik, formimin e “grupeve reaksionare në ushtri” etj. Në këtë kohë Selimi nuk kuptonte ku mbaronte ëndrra e ku fillonte e vërteta. Arrestohet më 4.7.1947, ndërsa vetë Selimi më ka thënë se ka bërë hetuesi të gjatë. Del përpara Gjykatës Ushtarake Territoriale të Gjirokastrës, e cila me vendimin nr.88, datë 26.4.1948 e deklaroi fajtor duke e dënuar me vdekje, pushkatim. U la në fuqi me vendimin nr.213, datë 30.5.1948 nga Gjykata e Lartë Ushtarake. Vendimi i kthehet me 20 vjet burgim më 10.5.1948 me dekretin nr.828, datë 10.5.1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Gjatë kësaj kohe, më 9.5.1948 arriti të arratisëm nga burgu në Greqi, por e kapën komunistët grekë dhe e dorëzuan te komunistët e Shqipërisë. Dënimin e vuan në kampet e punës së detyruar si në Maliq, Urën Vajgurore, Bulqizë, Rinas dhe në disa vepra të tjera që ndërtonin të burgosurit. Në janar 1959 u lirua nga burgimi.

Burgimi i dytë, 1959-1965

I gjetur pas shpresë, Aqif Selimi nuk kish rrugë tjetër veç arratisjes në Greqi sepse ishte “si mos më keq” (siç e thotë në hetuesinë e datës 3.9.1959). Banonte në Peqin. Bisedoi me dy të njohur, për ata nuk e ndoqën pas. Selimi u ndalua në Urën Vajgurore më 25.8.1959. Më 2 nëntor duke qenë në hetimi mund të arratisej nga mjediset e DPB Elbasan, duke shkruar në Peqin, por edhe këtu e tradhtuan. E hetoi kapiten I Thanas Caku. U dënua sërish nga i njëjti gjyqtar. Gjykata Ushtarake e Tiranës me veprim në Elbasan, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 64 dhe 129 të Kodit Penal e dënoi me 10 vjet burgim. U lirua nga Reparti nr.309 Laç më 1.9.1965 .

Burgimi i tretë, 1976-1986

Arrestohet përsëri në 3.6.1976. Me vendimin nr.272, datë 21.9.1976 Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor në bazë të nenit 73 të Kodit Penal dhe e dënoi më 10 vjet burg. Gjykata e konsideroi “të brumosur me ideologjinë kundërrevolucionare” dhe për të “çuar deri në fund veprën e tij”, agjitonte pikërisht në kohën kur po dënohej “veprimtaria puçiste e tradhtarit Beqir Balluku”. Vlerësohej se agjitacioni i zhvilluar ishte në vitet 1970-1976 në dy drejtime: mërzitjen e popullit nga Partia e Punës dhe dobësisë së sistemit ekonomik; ngaqë populli paguhej pak e nuk ushqehej. Gjykata e cilësoi me “rrezikshmëri shoqërore” . U lirua më 13.1.1986.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...