Interpretime në mungesë të dokumentacionit origjinal të Kongresit të Lushnjës

Premte, 24 Janar 2020 17:05

Nga Kastriot Dervishi

Siç edhe shumë akte të tjera të rëndësishme të shtetit shqiptar, edhe procesverbali i Kongresit të Lushnjës nuk ka mbërritur në ditët tona. Atë që ka ndodhur në kongres, përveç të dhënave të shtypit të kohës, ne e kemi mësuar kryesisht nga tre burime të dyta, të cilat janë kontradiktore ndërmjet tyre në lidhje me pjesëmarrësit:

1-Kopjes së shkruar (pra jo fotokopjes) që gjendet në AQSH, në fondin personal nr.55 të Sotir Pecit. Ky procesverbal i është referuar vendimeve të Lushnjës, por nënshkrimi është bërë në Tiranë më 12.2.1920. Ky dokument nuk duhet marrë si absolut, pasi kanë nënshkruar ata që kanë qenë në Tiranë atë ditë. Vërtetimi nga origjinali që duhet të ketë qenë në duart e Sotir Pecit, është bërë prej tij më 26.2.1920. Në procesverbalin që gjendet te fondi i Sotir Pecit, vihen re: mungesa e delegatëve të Matit (ka qenë Ahmet Zogu), Shijakut (Hamit Toptani, Rexhep Jella), probleme në shkrimin e emrit të Dine Nasufit. Po ashtu ka mospërputhje me librin e qarkoreve në lidhje me nënshkruesit e mëvonshëm të Shkodrës e malësisë, Lezhës, Mirditës, Pukës, Gashit. Te Sotir Peci janë edhe emrat e delegatëve: Ali Begeja, Visho Begeja, Dan Hasani dhe Gjok Dodë Lleshi (i Spaçit), të cilët mungojnë te qarkoret.

2-Librit të qarkoreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (faqe 8-9). Këtu vihen re disa gabime në emra apo mbiemra të pjesëmarrësve, por edhe mungesa. Nuk shënohet delegati tjetër i Mallakastrës Kamber Belishova (që gjendet te Sotir Peci).

3-Librit “Shqipënija më 1937”, botim i komisionit të 25-vjetorit të vetëqeverimit nën drejtimin e Dhimitër Beratit, (faqe 44-45). Këtu janë saktësuar emrat që kanë qenë shkurtesa, por janë bërë dy gabime të tjera. Emri i Shaban Blloshmit është zëvendësuar me Selaudin Blloshmin, si dhe është bërë interpretimi se 3 delegatët e Vlorës nuk kanë marrë pjesë në punime sepse ishte e pushtuar. Edhe këtu, si edhe te libri i qarkoreve, mungojnë emrat e delegatëve: Ali Begeja, Visho Begeja, Dan Hasani dhe Gjok Dodë Lleshi (i Spaçit).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...