Nga Kastriot Dervishi
Në vitin 1944, ndër të tjera kemi dy masakra tipike: 4 shkurti dhe tetor-nëntori. Këto kanë karakteristika të përbashkëta faktet se shqiptarët vranë njëri-tjetrin e ku pushtuesi nuk kishte asnjë rol dhe se për asnjë rast nuk dihet numri i saktë i tyre. Pas kaq vitesh, teksa përçarja vazhdon, të majtët përkujtojnë çdo vit vetëm 4 shkurtin, ndërsa të djathtët vetëm 17 nëntorin. Një tregues mjaft i qartë ky pse vijon ende të sjellë përçarje viti 1944.
Karakteristika të masakrës së 4 shkurtit:
-U provokua nga atentatet e komunistëve me vrasjen e dy shoqëruesve të Kadri Cakranit dhe nipit të Xhafer Devës, Fahri Ibrahimi.
-U vranë persona të disa kombësive të tjera përveç asaj shqiptare, si jugosllavë dhe italiane.
-Ekzekutorët nuk kishin lista të sakta të kundërshtarëve të tyre, por u përqendruan te disa të burgosur dhe në disa banesa.
-Viktimat ishin njerëz kryesisht të panjohur. Më i njohuri ndër ta ishte Harito Harito, ish shefi i shërbimit sekret shqiptar në kohën e Mbretit Zog dhe të pushtimit fashist.
Karakteristika të masakrës e tetor-nëntorit 1944
-Nuk u provokua nga askush.
-Të vrarët ishin vetëm shqiptarë.
-U zbatuan listat e vdekjes së hartuara nga qarkorët e Partisë Komuniste
-Është provuar si pjesë e vendimmarrjen ushtaraku jugosllav Todoroviç.
-U vranë figura të njohura si p.sh. gazetarët Nebil Çika dhe Aleks Mavraqi, intelektualët Muntaz Kokalari dhe Vesim Kokalari, ushtarakët si Akil Sakiqi, etj.
-Viktimat ishin vrarë kryesisht në shtëpitë e tyre.
-Pjesën më të madhe të viktimave e zinin ushtarakët.