1920/Mbledhjet e qeverisë në Lushnjë dhe Kavajë

Premte, 07 February 2020 16:19
Vendimi i Këshillit të Ministrave Vendimi i Këshillit të Ministrave

Nga Kastriot Dervishi

Qeveria e dalë nga mbledhja e Lushnjës, bëri përpjekje për t’u vendosur në Durrës, që ishte edhe kryeqyteti i vendit. Më 6 shkurt 1920, Këshilli i Naltë së bashku me qeverinë u larguan me ceremoni festive nga Lushnja, për në Kavajë. Komanda italiane e ndodhur në Durrës, mori masa për ndalimin e qeverisë dhe Këshillit të Naltë për në Durrës. Mbledhja e parë e qeverisë është bërë në Kavajë. Në aktet e trashëguara vërehen nënshkrimet e ministrave Eshref Frashëri, Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Sotir Peci, Ahmet Zogu. Në Shijak ku është vendosur qeveria para se të shkojë në Tiranë nuk është marrë asnjë vendim. Vendimet ndalojnë më 7 shkurt dhe vijojnë më 12 shkurt 1920 në Tiranë. Në dokumentin e datës 6 shkurt 1920, vihet re dërgimi i Ahmet Zogut në Tiranë, si duket për të përgatitur qëndrimin e institucioneve të reja atje. Bie në sy, mungesa e kryeministrit. Zogu ka përgatitur kushtet për hyrjen pa probleme të drejtuesve të rinj të shtetit atje. Në këtë mënyrë, rezulton se vendimi i përbashkët i qeverisë dhe regjencës për të shkuar në Tiranë të jetë marrë pa një akt zyrtar. Vijimi i mbledhjeve është në këtë mënyrë sipas qyteteve:

 

-5 shkurt 1920, ora 14.30, Lushnjë

Ministrat vendosën:

1-Këshilli i Ministrave dhe Këshillit të Naltë të vendoseshin në Kavajë dhe nga atje të merrej vendim mbi situatën.

2-Shpërndarja e delegatëve

3-Këshilli Kombëtar (parlamenti) të çelej më 14.2.1920 (gjë e cila nuk u realizua këtë datë).

 

-6 shkurt 1920, ora 15.30, Lushnjë

U vendos po nga ata ministra, dhënia e kompetencës prefektit të Beratit Xhafer Ypi të emëronte zëvendësisht nënprefektë dhe nëpunës të tjerë të administratës.

 

-6 shkurt 1920, ora 20.30, Kavajë

Qeveria është mbledhur në shtëpinë e Ahmet beut. Qeveria vendosi:

1-Dërgimin në Paris të Fazlli Frashërit për të marrë informacion dhe për të instruktuar anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes.

2-Vendosjen e qeverisë përkohësisht në Shijak dhe Ahmet Zogu të shkonte në Tiranë të nesërmen.

3-Dhënien Fazlli Frashërit të 5 mijë frangave. Nëse shuma nuk do t’i dilte, do lypte nga Fuat Dibra.

 

-7 shkurt 1920, ora 10.30, Kavajë

Qeveria vendosi:

1-Tërheqjen e komandës shqiptare të xhandarmërisë nga komanda italiane e drejtuar nga Bidolfi, duke e kaluar në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

2-Iu dha përgjigje majorit të xhandarmërisë së Elbasanit, për çështjen e rrogave të ushtarakëve e nëpunësve civilë, të cilat do paguheshin në datën 15 të çdo muajit.

Modifikuar më Premte, 07 February 2020 17:31

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Politikë

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Italia dhuron një shumë të madh për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian...

U gjet i lidhur dhe me katër brinjë të thyera, shqiptarët vjedhin dhe rrahin brutalisht italianin

Kronikë

U gjet i lidhur dhe me katër brinjë të thyera, shqiptarët vjedhin dhe rrahin brutalisht italianin

Katër shqiptarë u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari në Lignano, në mbrëmjen vonë të së enjtes Shqiptarët aktualisht mbahen në burgun e Udine. Viktima e sulmit është shtetasi italian, Giuseppe Spartà...

E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Globi

E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 1 mijë e 800...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!