Burgu nr.17 Gjirokastër, vendi i sëmundjeve dhe vdekjeve

Tuesday, 18 February 2020 18:34

Nga Kastriot Dervishi

Në kalanë e Gjirokastrës në vitet 1944-1953 ishte vendosur një prej burgjeve më të tmerrshëm të diktaturës komuniste. Lagështira dhe errësira këtu ishin si në asnjë burg tjetër. Këto sillnin me sukses sëmundjet e bronshitit, malaries, reumatizmës, dizenterisë, TBC-së dhe sifilizit. Burgu përbëhej nga një sallë e madhe, si dhe disa qeli. Të dhënat për vitet e para mungojnë tërësisht. Kapaciteti i burgut ishte për rreth 350, por shifra normalisht ishte te dyfishi i normës. Në vitin 1950 këtu regjistrohen  rreth 740 të burgosur. Vetëm me dekretin e prillit 1949 u liruan nga ky burg 206 persona. sëmundjet mbizotëruese në vitin 1950. Në një shkresë të datës 12 qershor 1951 të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Gjirokastër, Jani Naska, merret vesh se kushtet e tyre ishin të këqija, ndërsa 2 kishin vdekur. “Këta duke qenë të izoluar për një kohë të gjatë prej 2 vjetësh, nga ana shëndetësore janë katandisur aq keq, saqë nga dita në ditë po u rrezikohet vdekja. Neve për mirëmbajtjen e tyre, kemi treguar kujdes të veçantë dhe herë pas herë u kemi dhënë ushqime plus racionit që u jep shteti, por ndonjë efekt të madh për shëndetin e tyre nuk ka bërë...për vetë natyrën e burgut të Gjirokastrës, i cili të izoluarit me afat të gjatë dhe që nuk shohin diellin me sy, i kalb me siguri, siç kalbi këta” – thuhej ndër të tjera në raport. Ata që munndën të dilnin gjallë nga ky burg kishin probleme shëndetësore për gjithë jetën. Burgu u mbyll me urdhrin nr.2120, datë 26.9.1953 të ministrit të Punëve të Brendshme së bashku me burgun e Beratit. Të burgosurit si dhe personeli u zhvendosën në burgun e Vlorës, më 30.9.1953 zhvendosja e të burgosurve kishte mbaruar. Pas mbylljes së burgut, qelitë mund të jenë përdorur edhe disa vite për zhvillimin e proceseve të hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme Gjirokastër. Disa nga drejtorët dhe komandantët e burgut në fjalë me pak arsim ose analafabetë ishin: Ahmet Idrizi, Neim Hodaj, Beqir Liço Lalaj, Riza Veip Himo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...