1991/“Tentuam pluralizmin tonë të shoqatave, por nuk mundëm”

Tuesday, 25 February 2020 16:58

Nga Kastriot Dervishi

Në takimin e datës 27 shkurt 1991 me ushtarakët, për herë të parë Ramiz Alia thotë se ishte përpjekur të realizuar “pluralizmi i shoqatave”, por nuk kishte mundur. Ndër të rrallat herë, bëhet i njohur ky bashkëbisedim i fshehtë me ushtarakët në të cilat është folur se projekti i parë i pluralizmit dështoi. Alia nuk flet më tej se në çfarë kushtet të tjerash dhe nga kush pranoi pluralizmin. Sigurisht këtu është përcaktues faktori i huaj dhe gjendja e keqe ekonomike.

*** 

Takimi i datës 27 shkurt 1991

Ramiz Alia: Ka mendime që Komiteti Qendror i Partisë edhe shoku R.Alia një herë kanë thënë se lejojnë pastaj e lejojnë, d.m.th. lëvizin nga llafi që thanë që kanë lëviz nga llafi. Kjo është e vërtetë, por a kanë lëvizur nga mendimi, kështu duhet diskutuar. Është e vërtetë që kanë thënë që ne jemi për pluralizëm të mendimit dhe jo pluralizëm partiak, bile unë në një plenum të KQ kam thënë pluralizëm partiak do të ishte gjë shumë e keqe për vendin tonë, dhe jeta po e vërteton atë që kam thënë. Tentuam të gjejmë një rrugë tonën, d.m.th. u përpoqëm që të mos realizohej pluralizëm partiak duke krijuar pluralizëm nëpërmjet aktivizimit të organizatave të masave dhe shpalljes së tyre si subjekte të pavarura, duke patur parasysh këtu edhe eksperiencën tonë që të gjithë masat, populli, i kishim të organizuara dhe i kemi të organizuara në organizata të ndryshme shoqërore, por siç duket kjo rrugë që neve deshëm nuk pati sukses, ky është realiteti, d.m.th. forcat e ndryshme politike që ekzistonin në vend. Këto nuk u lindën dje dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm të tërë sepse nganjëherë bëjnë çudi si qe e mundur që ndodhi, d.m.th. neve në radhët tona kemi pasur edhe njerëz dhe sot, edhe sekretari KQ të rinis hodhi teseren e partisë, hapur dole, e. Këto njerëz i kemi pasur brenda radhëve dhe ne nuk e donim dhe siç është, këta, flas këtu  të tjerët me Gramoz Pashkon e me Sali Berishën, etj, etj, e. Tashti ne kujtuam se do t’i fusim në këto kanale organizative që kishim. Në fakt këto ishin për tjetër punë, po jo vetëm këta, edhe reaksioni i jashtëm ka bërë punën e vet, por edhe pastaj ato si i thonë kur bisedova këtu, kur isha në mbledhje te ju në ministri, dëgjova një fjalë që se kisha dëgjuar më parë: burgaxhijtë. Pra d.m.th., kishte edhe një kategori njerëzish të tjerë të tillë si ato horrat që tha Agimi, e kuptoni? Pra ishin edhe këto një kategori njerëzish që nuk pajtohen me atë që ne menduam. Ajo që ndodhi ishte gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhte. Në fakt ajo që ndodhi tregoi dobësi nga ana e organeve të Sigurimit, të cilët nuk ishin dhe qenë në gjendjen as për parashikonin një gjë të tillë. E treta, edhe forcat e rendit, megjithëse përpjekjet që bënë, prapë sidomos që në grumbullimet e para, u thye ligji mbi grumbullimet që nga zbritja e tyre poshtë, u thyen ligjet, vetëm Garda, vetëm Garda e Republikës qëndroi. Kur u afrua masa, ajo qëlloi, qëlloi jo drejt, por në ajër dhe në fakt e shpërndau dhe nuk e lejoi masën të avanconte, sepse atje njerëzit që vinin te monumenti nuk mund të ishin një masë e madhe, atje mund të ishin një numër i vogël njerëzish. Se mbi atë numër të paktën në këmbët e tyre duhet të qëllohej.

Kiço Mustaqi: Ata janë huliganë.

Ramiz Alia: Tashti, këtu nuk ka dyshim, duhen lavdëruar shokët e Shkollës së Bashkuar, Shkollës “Skënderbej”, Akademisë Ushtarake që morën atë iniciativë të mirë, kupton, me atë komision që në fakt u bë një shkëndijë për të. N.q.s. do të bëjmë tani depolitizimin e ushtrisë, unë nuk mund të jem komandant i ushtrisë, por nuk është vetëm kjo, imagjinoni se këtu ka edhe disa gjëra të këqija.

Salla: S’jemi për këtë jo.

Ramiz Alia: Ore, edhe sikur të jesh, s’të them të jesh, përkundrazi, ai që s’do me qenë anëtar i partisë, le të shkojë në Esfel, kupton si Lisien Bashkurti. A do të ketë apo jo komisarë? Për mendimin tim nuk e di si do vendosim, unë them që të jenë komisarë...Situata që është krijuar, nxjerr disa probleme organizative në ushtri. Neve ishin përgatitur duke menduar që armiku do të na vinte nga toka, nga deti ose desant, por nuk kishim menduar ndonjëherë se do ta kishim kështu nëpër këmbë. Kjo situatë kërkon jo vetëm forcat e rendit, por edhe forcat e ushtrisë. Mirëpo ky problem i ushtrisë aktive, si do ta bëjmë qysh do ta bëjmë duhet menduar. Organizimi që kemi ne, populli-ushtar, është i mirë. Duke ruajtur këtë formë, ndoshta duke e përqendruar, duhet të shthurim edhe në këtë çështjen tjetër, por kjo s’bëhet për gjysmë dite, sidomos kur është fjala për qendra të mëdha se kryeqyteti nuk mbrohet vetëm me forcat vullnetare, do edhe...

Kiço Mustaqi: Në këtë kohë do të ngrihen në demonstrata...

Ramiz Alia: Jo, s’është vetëm demonstrata. Edhe nga pikëpamja ushtarake, kryeqyteti është ndryshe. Ai duhet të ketë një divizion të plotë të kompletuar, forca aktive komplet të mekanizuar dhe kështu që kur të jetë nevoja të mbrojmë kryeqytetin. Shikoni si është kjo ide.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...