1951/170 të arrestuar, prej të cilëve 31 të ekzekutuar

Premte, 28 February 2020 16:47
Fletëarresti i Sabiha Kasimatit dhe godina e legatës sovjetike në Tiranë Fletëarresti i Sabiha Kasimatit dhe godina e legatës sovjetike në Tiranë

Nga Kastriot Dervishi

Organizata Grupi i Rezistencës u krijua nga Hamdi Frashëri. Organizata u zbulua rastësisht nga “Fiku” dhe “Dara” rreth majit 1949 në kohën kur organizata po përpiqej të shtrihej në disa qytete. Hamdi Frashëri u arrestua në mënyrë të fshehtë dhe u shpall i arratisur dhe organizatën e drejtori nënkryetari “Angazhonjësi”, i cili bënte lojën e Sigurimit. Synimi ishte të kapte gjithë grupet e armatosura antikomuniste. Disa dyshime si dhe loja e keqe agjenturore e sigurismsave sollën prishjen e kombinacionit agjenturor të Sigurimit. Loja u zhvillua deri dike derisa nga roli i Pol Zhegut dhe Ramë Habilit, loja e Sigurimit u zbulua pjesërisht. Anëtarë të Grupit të Rezistencës, të drejtuar nga Sejfulla Shima, formuan organizatën Bashkimi Kombëtar që vepronte midis Krujës e Tiranës. Këta morën vendimin për të hedhur një sasi dinamiti në legatën sovjetike dhe në vende të tjera. Ora 19.30 Hysen Llulla dhe Qazim Laçi dolën nga shtëpia e këtij të fundit dhe u nisën me biçikleta drejt legatës sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë. Të dy do bënin një xhiro që do zgjaste 30 minuta. Qazim Laçi ecte i pari, ishte i  veshur ushtarak, por nuk mbante armë. Hysen Llulla që udhëtonte pas tij, mbante me vete një revolver dhe dy bomba. Ishte një natë e errët dhe e frikshme. Rruga krejt e zbrazët sikur po i priste ta thyenin heshtjen e asaj nate. Qazimi kaloi legatën dhe shkoi në drejtim të shtëpisë së oficerëve, afër ambulancës së madhe. Hyseni ngeli prapa sepse ndezi një cigare, në mënyrë që ta përdorte për ndezjen e fitilit. Qazimi ngurroi, e hetoi rastin si të papërshtatshëm pasi një makinë po shkarkohej aty pranë shtëpisë së oficerëve. Pikërisht në këtë kohë Hyseni hedh dinamitin. Qazimi pa Hysen Llullën të ecë me shpejtësi të madhe në drejtim të tij, duke u larguar nga legata. Duke kujtuar se atë e kanë kuptuar Qazimi iu bashkua Hysenit dhe të dy vazhduan me shpejtësi nëpërmjet rrugës së Radio Tiranës që të çon në rrugën e Kavajës. Vijuan të ecin deri sa kanë mbërritur te pallatet buzë Lanës, vend ku dëgjuan shpërthimin që ndodhi në legatë.

Pas porosisë së mori nga partia, Sigurimi nuk arriti të zbulonte asgjë. Ai krye arrestime të shumta në bazë të tre listave: “agjentët e të huajve” (hartuar nga Dega e 1-rë), ballistët, legalistët, pronarët, etj (hartuar nga Dega e 2-të) dhe “sabotatorët” (hartuar nga Dega e 3-të). U zhvilluan hetuesi intensive, por nuk u arrit asgjë. Nga këto lista u përzgjodhën 22 persona për t’u ekzekutuar (Sabiha Kasimati, Pjerin Guraziu, Anton Delhysa, Zyhdi Herri, Gafur Jegeni, Jonuz Kaceli, Manush Peshkëpia, Mehmet Shkupi, Niko Lezo, Lluka Rashkoviç, Haki Kodra, Reiz Selfo, Myftar Jegeni, Thoma Katundi, Hekuran Troka, Qemal Kasoruho, Tefik Shehu, Gjon Temali, Fadil Dizdari, Petro Konomi, Pandeli Nova dhe Ali Qorraliu), veprim ky që u krye mesnatën e 26 shkurtit 1951. Pasi u ekzekutuan në periferi të Tiranës, në rrugën Tiranë-Kavajë, afër fshatit Mënik, u përpilua një vendim gjyqësor nr.64, datë 27.2.1951, i Gjykatës së Lartë, si bazë të neneve 2, 3 dhe 10 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946. Çuditërisht nuk është përdorur dekreti i zi nr.1223, 26.2.1951, i miratuar posaçërisht për këtë veprim. Përdorimi i ligjit nr.372, i jepte të drejtë të dënuarve të bënin kërkesë për falje jete në Presidiumin e Kuvendit Popullor.

Organizata Bashkimi Kombëtar dhe ngjarja e hedhjes së dinamitit u zbuluan rastësisht. Ky zbulim lidhet me faktin se një anëtar i Bashkimit Kombëtar nuk i kishte shkëputur lidhjet me elementë si “Darën” dhe “Angazhonjësin”. Në mirëbesim, ai u tregoi emrat e anëtarëve të organizatës. Kështu u zbulua kjo ngjarje më 2.3.1951. Për të mos rënë në dorë të forcave të regjimit, Hysen Llulla u vra. Me vendimin nr.19, datë 9.10.1951 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me dyer të mbyllura në bazë të neneve 2, 3, 8, 10, 14 i ligjit nr.372, datë 12.12.1946, i deklaroi fajtorë dhe dënoi me vdekje, me pushkatim shtetasit: Qazim Laçi, Sejfulla Shima, Rustem Thaçi, Zenel Rika, Ali Vogli dhe Mark Zef Pali, Riza Shehu (këtij iu fal jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor), të cilët u ekzekutuan më 28.12.1951.

Me vendimin nr.240, datë 28.4.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake, u dënuan me vdekje Vilfrid Fekeçi dhe Ulusi Velaj, të cilët u ekzekutuan më 21.6.1951. Bashkë me disa të arrestuar para datës 20.2.1951, gjithsej ishin arrestuar 170 persona. Duke u bërë tre grupe kryesore, me 22, 2 dhe 6 persona, një të vrarë pa gjyq, rezulton plot 31 të ekzekutuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...