1976/Tapitë “kundërrevolucionare e antipopullore” u dogjën para popullit

E Enjte, 09 Prill 2020 10:22

Nga Kastriot Dervishi

Irakli Puka ka qenë gjykatësi që dënoi me vdekje pa asnjë provë e shkak Sokol Teme Sejkon. Dokumentet e partisë shënonin për atë se nga dhjetori 1943 e deri në gusht 1944 u shkëput nga brigada partizane e qëndroi në shtëpi. Pastaj kur pa se luftës po i vinte fundit, çfarë nuk i punoi pushtuesit me “heroizmin” e tij. U bë gjykatës fanatik i partisë. Ishte pa arsim juridik dhe shkollimin e bëri në largësi me shkëputje prej shumë vitesh, aq sa edhe partia e kritikoi për këtë veprim. Në vitet ’70 Rrethi i Beratit u shqua në goditjen shembullore të “kulakëve”. Pavarësisht se në kushtet e kolektivizimit të plotë, nuk kishte më asnjë kuptim etiketimi “kulak”, lufta e klasave vazhdonte të ishte e rreptë pa asnjë lëshim. Një rast tipik është ky i mëposhtmi, i shoqëruar me skenën e djegies së tapive të tokave.

Në fshatin Dushnik të Beratit më 7-8 prill 1976 u zhvillua një gjyq kundër familjes “kulakë” Dyrmo. Të pandehur ishin Pasho Dyrmo (1907) dhe djemtë e tij Samiu (1944), Dylberi (1937) e Agroni (1958). Akuza kryesore ishte ajo në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Për ta rënduar dhe interpretuar si “sabotim”, ishte shtuar edhe një nen tjetër që lidhej me dëmtimin e kooperativës. Pasho ishte nga Linasi i Elbasanit, por ishte vendosur në Lapardha të Beratit, ku kishin lindur edhe fëmijët e tij. Djemtë ishin arrestuar më 27.8.1975, ndërsa babai i tyre më 5.9.1975. Ndër të tjera, në vendimin e shkallës së parë thuhej: “I pandehuri Pasho Dyrmo dhe djemtë e tij..., duke qenë të prekur deri në palcë nga reformat revolucionare të pushtetit popullor, të shpronësuar dhe të tatuar, të cilësua kulakë familjarisht, kanë qenë dhe do të jenë nga armiqtë më të egër e të pabesë të klasës dhe si të tillë jo vetëm që kanë ëndërruar për minimin, për përmbysjen e pushtetit popullor të RPSH-së, por kanë vepruar efektivisht në këtë drejtim. Këta të pandehur të nxitur e të inkurajuar nga armiqtë e jashtëm imperialisto-revizionistë te të cilat mbajnë shpresat për kthimin e “parajsës” së humbur, në mënyrë të vazhdueshme kanë zhvilluar veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor. 

Gjykatësi i akuzonte se ishin përpjekur të “çorodisnin mendjen dhe ndërgjegjen e njerëzve”, “kishin folur kundër sistemit kooperativist”, kishin thënë “se gjoja vendi ynë ishte i dobët ushtarakisht dhe nuk mund t’i përballonte fuqitë imperialiste e social-imperialiste”, konsideronin të padrejtë cilësimin kulak, etj.

Me vendimin nr.83, datë 8.4.1976, Gjykata Popullore Berat i deklaroi fajtorë dhe i dënoi: Pashon me 10 vjet burg, Samiun 13 vjet, Dylberin 13 dhe Agronin me 18 muaj. E veçanta e këtij rasti është vendimi i veçantë i gjykatësit Irakli Puka. Krejt pa asnjë bazë ligjore, si në kohët e mesjetës, ai urdhëroi me një vendim të veçantë djegien e tapive të tokave të familjes Dyrmo, “si akte pa vlerë gjyqësore dhe me përmbajtje kundërrevolucionare e antipopullore”. Djegia u bë në sy të popullit që mori pjesë në gjykim. Të dënuarit nuk i pranuan akuzat. Pavaërisht kësaj, vendimi mori formë të prerë me vendimin nr.158, datë 7.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...