72 studentë të shkollës së MPB-së, me shërbim special në Bllok pas vdekjes së diktatorit

Premte, 10 Prill 2020 09:59

Nga Kastriot Dervishi

Orët e para të vdekjes së diktatorit, Ministria e Punëve të Brendshme mori masat të shpejta për mbajtjen në kontroll të situatës. Rajoni i Banimit (që rëndom quhet Bllok), përveç masave të brendshme u rrethua edhe me një gardh sigurie, u futën në shërbim edhe 72 studentë të Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shërbimi do kryhej me ndërresa nga ora 5.0 deri 23.00 të mbrëmjes. Gjatë natës do qëndronin dy punëtorë operativë ilegalë, njëri para natës e tjetri pas natës. Gjatë kësaj kohe, studentët do siguronin rrugët gjatë lëvizjes së udhëheqësve, do mbanin në kontroll lartësitë, tarracat e objektet dominuese, do kontrollonin urat, kthesat dhe mjediset e periferisë së rajonit (Bllokut), të ndërhynin ndaj elementëve të pashëruar, etj.

Komandanti i Rajonit të Banimit ishte Zagoll Zeqiri, udhëroi shpërndarjen e (një pjesë) të forcave në këtë mënyrë:

-Te lulishtja e vëllezërve Frashëri, 6 studentë.

-Te ura e Lanës në bulevard, deri te kryeqyzimi me rrugën “Sami Frashëri”, sektori i parë, 6 studentë. Drejtoheshin nga operativët Shkëlqim Bardhi e Myslim Himollari

-Nga rruga “Sami Frashëri”, ura e Lanës te Shallvaret, sektori i dytë, 6 studentë. Drejtoheshin nga operativët Zenel Bekteshi dhe Bektash Roshi.

-Nga rruga “Nikolla Tupe” e deri te rruga “Miqësia”, sektori i tretë 6 studentë. Drejtoheshin nga operativët Agim Gjora dhe Rushan Alushi.

-Nga selia e Predsidiumit të Kuvendit Popullor deri te ura e madhe e Lanës, 6 studentë. Drejtoheshin nga operativët Agim Gjora dhe Delo Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...