Kampi i parë i punës së detyruar në Shqipëri

E Enjte, 23 Prill 2020 09:55
Pamje satelitore e fushës së Jubës dhe kanali të cilin kanë hapur të burgosurit Pamje satelitore e fushës së Jubës dhe kanali të cilin kanë hapur të burgosurit

Nga Kastriot Dervishi

Kampi i parë i punës së detyruar me të burgosur ungrit në vitin 1946 në fshatinJubë të Durrësit. Dëshmitë e të dënuarve për muajin e fillimit të punimeve janë kontradiktore, por nisur nga koha e dënimit të Enver Hasës, kampi duhet të jetë çelur në muajin korrik. Synimi ishte hapja e një kanali i cili do të çonte ujin e ëmbël të asaj zone në det.Sipas shënimeve të mëvonshme, nga u përfituan apo përmirësuan 1.700 hektarë tokë në Jubë. Kampi u përbë nga të dënuar të burgjeve të Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Beratit,të cilët me teshat qësollën me vete (përfshi dyshekun personal) formuan një trupë prej rreth 800 të burgosurish, të cilët u sistemuan në çadra të vogla nga ato të UNRRA-s (6 të burgosur në një çadër). Fusha ku ishin vendosur të burgosurit i përngjante një kampingu osman të mesjetës. Për sigurimin e tyre, shërbente një efektivi Divizionit të Mbrojtjes së Popullit me 42 veta (36 ushtarë, 5 nënoficerë, 1 oficer).Komandant ishte Vangjel Mihali me profesion kamerier. Një traktor hapte vijën e punës e pastaj të burgosurit punonin me kazma e lopata për kanalin 5 km të gjatë, me gjerësi 6 metra e thellësi 10 metra. U punua për rreth 4 muaj. Kampi ishte ndërtuar në mënyrë që atillë që të mos ishte i rehatshëm për të dalë e për të hyrë. Të dënuarit duhej të kalonin nëpërmjet një tubi tela me gjemba, gati këmbadoras. Përgjithësisht këtu vuajtën dënimet personat që i takojnë proceseve kryesore të viteve 1945-1946, si p.sh. të gjyqit special në Tiranë, etj. Demir Vila, KostaqKotta, Et'hemCara, Enver Hasa, Ahmet Ndroqi, QazimMerlika, Hasan Kalaja, Reshit Ishmi, BeqirAjazi, ishin disa nga burgosurit e këtij kampi. Të dhënat e mëvonshme tregojnë se në vitin 1976 një pjesë e të burgosurve tëRepartit nr.315 (në të cilin vuanin të dënimin të dënuar të moshës së re) punonin në bujqësi në zonën e Bishtit të Jubës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...