1985/“Njeriu i ri” i socializmit, 2100 të burgosur çdo vit, shumica të rinj

Tuesday, 28 Prill 2020 20:09

Nga Kastriot Dervishi

Njeriu i ri i socializmit regjistronte shifra të larta të kriminalitetit. Jo më kot ky kriminalitet shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar në Shqipëri dhe jashtë saj. Në vitin 1985 raportohej se 60% të të dënuarve e zinin vjedhësit (gjendja e burgjeve ishte me 5100 të dënuar).

Debati

Enver Hoxha: Jam dhe unë dakord me këto vërejtje. Dua të pyes, shoku Hekuran, për punët në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në një raport vjetër të vitit 1984 që kam kënduar, kam parë se nuk shkojnë punët mirë në të gjitha hallkat. Ka dobësi të theksuara si në çështjet e agjenturës, të rezidentëve, në çështjen e ndjekjes e të tjera. Si është kjo punë kështu? Sa njerëz në vit futen në burg te ne?

Hekuran Isai: Në burg, kemi futur në vit, mbi 2.100 veta.

Enver Hoxha: 2.100 njerëz të futen në burg? Është shumë apo pak?

Hekuran Isai: Shumë është shoku Enver,

Enver Hoxha: Edhe unë them se është shumë. (Shokët shprehin miratim). Atëherë na i shpjego një çikë arsyet pse ekziston një situatë e tillë?

Hekuran Isai: Në vija të trasha, situata në Ministrinë e Punëve të Brendshme është ajo që fola në fillim. Në hollësira e kam të vështirë të futem se nuk jam përgatitur t’ju raportoj. Kështu shoku Enver, në punën tonë ka përmirësime, në radhë të parë, në drejtim të kuadrit, së dyti në drejtim të agjenturës, së treti në drejtim të zbulimeve. Unë kur fola, nuk u ndala në dobësitë.

Për sa i përket çështjes që çdo vit futen në burg mbi 2.100 veta, edhe unë mendoj se janë shumë. Për këtë problem, jemi mbledhur dhe kemi diskutuar këtu, në Komitetin Qendror të Partisë dhe në Presidiumin e Kuvendit Popullo. Në këto mbledhje kemi shkëmbyer mendime si t’ia bëjmë që të ulet ky numër. Dënimi me burg i 2.100 vetave në vit është një problem mjaft shqetësues.

Enver Hoxha: Më parë nga të gjitha a mund të na thuash shoku Hekuran, cila është përbërja shoqërore e 2.100 vetave të burgosur?

Hekuran Isai: Shumica e tyre janë të rinj.

Enver Hoxha: Shumica janë të rinj?! Mos ik tutje!

Hekuran Isai: Shumica janë vjedhës.

Enver Hoxha: Mos ik më tutje. Si është e mundur që shumica e rinisë të jetë vjedhëse?

Hekuran Isai: Bëjnë vjedhje shoku Enver dhe në bazë të ligjit procedohet penalisht. Puna është që edhe gjykata të mos i dënojë, po kur ai vjedh, thyen...

Enver Hoxha: Po mund të mos vjedhë.

Hekuran Isai: Çdo ditë kemi vjedhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...