1938/Qemal Stafa i qeshur në burgun e regjimit zogist dhe fotoja e manipuluar

Hënë, 04 May 2020 14:57

Nga Kastriot Dervishi

Në mesin e vitit 1938, një nxënës i Normales së Elbasanit, Thanas Xhufka, kallëzoi te autoritetet shtetërore ekzistencën e celulave komuniste në këtë qytet, duke nxjerrë fillimisht emrat e Sami Bahollit dhe Jorgo Klemos. Nga hetimet e zhvilluara, doli edhe emri i Qemal Stafës,

i cili u implikua dhe mbajt i paraburgosur disa ditë, por t’u liruar më 21 korrik 1938 kundrejt një deklarate, në të cilën thoshte se nuk ishte komunist. Pikërisht në këtë kohë Qemal Stafa ka dalë në fotografi duke qeshur. Fotoja në fjalë, me xhandarë dashamirës e civilë të qeshur, iu fsheh publikut gjatë diktaturës. Në libra kushtuar Qemal Stafës, ajo paraqitej e qethur nga të gjitha anët e duke e paraqitur subjektin në kushtet krejt të panjohura në një vend izolimi. Kurrsesi nuk duhej të shihej një xhandar që bënte shaka me komunistin Qemal.  

Pas hetimeve të bëra nga autoritetit në periudhën korrik – dhjetor 1938, më 28 janar 1939 çështja e komunistëve iu dërgua Gjykatës së Posaçme për Faje Politike (e drejtuar nga nënkolonel Abedin Xhiku) prej zëvendësisht prokurorit Dhimitër Goda fillimisht për 57 persona, për të përfunduar pastaj te një grup prej 72 vetash. Qemal Stafa u arrestua më 20.1.1939. Ai spikati në gjyq për një qëndrim tipik komunist, por që si kundërpeshë, nuk mori dënimin që i jepte ajo deklaratë. Midis të tjerash, prokurori në proces pohoi:

Nuk duhet të harrojmë jo vetëm neve, por dhe gjithë sa u ndodhën në këtë sallë se i pandehuri Qemal Stafa kur u pyet nga ana e zotërisë suaj, me plot gojën deklaroi se është komunist i bindur dhe i deklaruar dhe vetëm bolshevizma do ta shpëtojë masën e shoqërisë që sot ndodhet e shtypur. Cila klasë shoqërore zotërinj gjyqtarë ndodhet e shtypur në vendin tonë sipas mendimit të të pandehurit Qemal Stafa? Por ky i pandehur duket se nuk di me të vërtetë gjendjen e sotme tonën, ja ka harruar se fundi – fundit bën sikur ka harruar, sepse në Mbretërinë Shqiptare ndodhen dhe janë në fuqi ligje që realizohen dhe që ndihmojnë çdo klasë shoqërore të ligjshme. Në gjithë botën e qytetëruar, idetë dhe teoritë komuniste jo vetëm që ndiqen me rreptësinë më të madhe të ligjeve që kanë në fuqi ato shtete, por edhe shtypen pa më të voglën mëshirë prej qeverive përkatëse, sepse janë shkatërrimtare, si për popullin ashtu edhe për shtetin”.

Në zbatim të nenit 6 të ligjit datë 30.3.1937 “Për faje kundër rregullit shtetëror dhe ekonomik”, më 10.2.1939, me vendimin nr.1, datë 10.2.1939, dënimet më të rënda i morën me 10 vjet burg: Zef Mala, Niko Xoxi, Vasil Shanto dhe Petro Duma. Pjesa më e madhe u dënua me një vit burg. Qemal Stafa, me gjithë deklaratën në gjyq, u dënua vetëm me 3 vjet burgim. procesi ndaj komunistëve ka një dukuri interesante. Në shumicë ai goditi komunistët e Grupit Komunist të Shkodrës, sepse këta nuk kishin përqafuar vijën e re të Kominternit sipas së cilës në rast të një agresioni fashist, duhet të bashkëpunonin me regjimin e Zogut. Grupi Komunist i Korçës e kishte përfaqësuar tezën në fjalë. Në gjyq u fol shumë për “buletinin jeshil” të Shkodrës, por asgjë për “buletinin e bardhë” të Korçë. Ironikisht duket sikur me këtë proces, Ahmet Zogu donte të fuste në “rrugën e duhur” komunistët e Shkodrës. Të dënuarit e këtij procesi u liruan me ndryshimin e situatës, pushtimin fashist të 7 prillit 1939.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...