Një ligj i falsifikuar i diktaturës me të cilin u motivuan shumë krime dhe burgime

E Enjte, 07 May 2020 13:19

Nga Kastriot Dervishi

Deri në çeljen e Asamblesë Kushtetuese më 10.1.1946, “ligjet” i nxori Kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar, e drejtuar nga kryetari Omer Nishani e sekretari Koço Tashko, e zgjedhur nga kongresi komunist i Përmetit më 24-28 maj 1944. Qysh këtë kohë, kjo kryesi, në rolin e një organi presidencial kolegjial, filloi të nxjerrë “ligje”, të cilat kohë pas kohë i ngatërronte duke i quajtur edhe vendime. Nga një shtet eksperimental i drejtuar nga injorantë çuditë janë të shumta.

Por befasia më e madhe është “ligji” nr.41, datë 14.1.1945, “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”, sepse ishte një rregullore ushtrie, e cila u falsifikua dhe u quajt “ligj”. Nuk ka rast në botë ku mund të dënohesh me rregullore me rregullore dhe jo dispozita penale. Ky “ligj” ka çuar në plumb mijëra shqiptarë si dhe ka shkaktuar vuajtje të pafundëta për shumë familje, në vitet kur kishte fuqi, pra 1945 dhe 1946, më të tmerrshmet e diktaturës.

Në formën fillestare të tij, pra ashtu u miratua nga Kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar, nuk bëhet fjalë për “ligj”, por për “rregullore mbi funksionimin e gjykatave ushtarake”. Vetë KANÇ-i ka përdorur për vendosjen e akteve të tij që herë i quante ligje e herë vendime, numrin e protokollit . Është ndër rastet më unikale në botë që numri i protokollit merr vlerën e ligjin. Nga krahasimi i dy materialeve, del se origjinale ka 32 nene, ndërsa ai i botuari përbëhej nga 35 nene. Janë shtuar tre nenet e fundit. Ndërsa në pjesën e diskutimeve është futur paralel varianti që është botuar në “Gazeta Zyrtare” .

Ligji vendoste gjykimin në dy shkallë të ushtarakëve dhe krimeve me karakter politik, si dhe faljen e dënimit me propozim të Gjykatës së Lartë Ushtarake e miratim të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Në mënyrë të çuditshme, nenet 14 dhe 15 të këtij ligji u shfuqizuan (pasi ligji ishte shfuqizuar më parë tërësisht) nga ligji nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”, ndërsa një javë më parë ishte shfuqizuar vetë ligji. Kjo tregonte mospërputhjen e moskordinimin e politikave të miratimit të këtyre ligjeve. Me këtë ligj u përcaktuan dy kategori të destinuara për dënimi: “kriminelët e luftës” dhe “armiqtë e popullit”. Këtu shihet edhe mënyra e vuajtjes së dënimit me punë të detyruar apo edhe me internim, i cili shoqërohej me konfiskimin e pasurisë.

Ligji vendoste ndëshkimet:

-Burgim të caktuar ose të përjetshëm

-Ekzekutim me vdekje (në nenin 31 përcaktohej se dënimi me vdekje mund të ishte me pushkatim ose me varje në litar).

-Internim

-Konfiskim të pasurisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...