Një nga operativët që drejtonte ndjekjen e Maks Velos

Premte, 08 May 2020 16:55

Nga Kastriot Dervishi

Ky është Piro Katro, një nga operativët që drejtonte ndjekjen e Maks Velos. Nga pikëpamja kohore, ky është më jetëgjati në përndjekjen e Velos. Sip dihet, punëtorët operativë të Sigurimit ishin punëtorë partie të specializuar, zhvilluesit e drejtpërdrejtë të luftës së klasave.

Lindur më 15.7.1945 në Opar të Korçës, me origjinë fshatar i varfër, Katro kishte arsye të premtonte se do bëhej një drejtues i armës së Sigurimit. Babai kish punuar çirak te tregtarët e Korçës. Familja e tij përkrahu luftën “nacionalçlirimtare” dhe ishte sekretar i këshillit të fshatit. Nuk kishte njeri me “organizatat tradhtare”. Në vitin 1959 familja transferohet në minierën e Drenovës (babai teknik miniere). Piroja mbaroi shkollën e mesme pedagogjike dhe shërbeu në vitet 1964-1969 si arsimtar në Gjergjevicë. Në vitet 1969-1971 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Repartin nr.619 Kukës, gjatë së cilës pranohet kandidat partie (vendimi i datë 27.10.1971). Në tetor 1971 e deri në qershor 1972 mbaron kursin në shkollën e MPB-së në Tiranë, profili Sigurim. Në korrik 1972 fillon punë si punëtor operativ në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, duke u marrë kryesisht me inteligjencien e rininë. Më 29.12.1974 u pranua anëtar i PPSH-së. në vitin 1975 thuhej se ishte kuadër me të dhëna “shumë të mira e me perspektivë”. Në qershor 1976 u emërua shef seksioni. Më 5.8.1976 shoqëroi ansamblin e këngëve dhe valleve popullore në Suedi. Në vitin 1977 është zëvendëskryetar i DPB Durrës.

Në tetor 1979 transferohet operativ në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. “Ka zhvilluar drejt dhe me përpikmëri luftën e klasave, si në gjirin e organizatës bazë dhe në kolektiv, duke dhënë një kontribut të mirë në forcimin e jetës së brendshme të organizatës”, si dhe “në këtë luftë ai ka ditur të bëjë diferencimin e armikut të betuar të klasës me elementin e rënë viktimë e tij, duke zbatuar kështu orientimet e herëpashershme nga partia dhe shoku Enver”-thuhej në karakteristikën e vitit 1979. Në vitet 1982-1984 u ngrit në detyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Vlorë. Qëndron në Vlorë deri në vitin 1988 po me detyra në Sigurim.

Në dhjetor 1988 zëvendëskryetar i Degës së 2-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. këtu e gjeti Piro Katron ndryshimi i regjimit. U shndërrua nga oficer Sigurimi, në oficer SHIK-u.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...