Pushkatimi i Xhelal Koprenckës, hakmarrje ndaj letrës drejtuar diktatorit

E Enjte, 28 May 2020 14:01

Nga Kastriot Dervishi

Xhelal Koprencka vuajti dy burgime të ardhura nga disa dënime. Herën e fundit u dënua me vdekje. herën e dytë u arrestua më 25.3.1967. Në Repartin nr.303 Spaç, ku kish mbërritur në shkurt 1977, Xhelal Koprencka u dënua dy herë brenda të njëjtin muaj. U arrestua së bashku me Veiz Çeçin nga Shënepremtja e Gramshit. Akuzoheshin për zhvillimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal. Këtu është folur për një letër që Xhelali ia drejton KQ të PPSH-së apo Enver Hoxhës, letër që përmendet në procesin gjyqësor, por nuk është administruar në dosjen hetimore-gjyqësore. Gjyqi u zhvillua në Spaç. Me vendimin nr.5, datë 5.2.1979, Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë, e deklaroi fajtor dhe e dënoi (duke bashkuar dënimet e mëparshme) me 25 vjet burgim.

Nuk kaluan shumë ditë dhe regjimi u bë pishman për dënimin e parë në Spaç dhe e arrestoi sërish më 23.2.1979 (datë kur u arrestuan pjesëtarët e “grupit” tjetër me Fadil Kokomanin, Vangjel Leshon, Fatos Lubonjën, etj). E akuzonte Xhelalin se ishte “armik i tërbuar i shtetit të diktaturës së proletariatit dhe ndërtimit socialist të vendit”, duke bashkuar rreth vetes të tjerë “armiq të betuar” (ata që u dënuan) duke krijuar një organizatë të quajtur “nacionaliste”. Evidentohej shoqëria e ngushtë me Irfan Vrionin dhe Eduard Marash Vatën. Organizata sipas akuzës kishte dy variante: përmbysjen nga brenda me ndihmën e amerikanëve dhe me anën e një revolte brenda në kamp me parullën “pa gjak e sakrifica nuk ka liri”. Gjykimi i “organizatës” u bë në Tiranë. Xhelali refuzon të nënshkruajë aktakuzën.

Ekzekutimi i Xhelalit është bërë në Tiranë, bashkë me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Leshon. Të tre janë lidhur me litar me duart prapa. Janë ekzekutuar nga tre personat e këtyre punëve të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Ekzekutimi është kryer më 29.5.1979

Vendet e vuajtjes së dënimit të Xhelal Koprenckës, sipas viteve:

1957-1963, Reparti 307 Tiranë

1968-1973, Reparti 313 Tiranë

1975-1977, Reparti 305 Sarandë

1977-1979, Reparti 303 Spaç

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...