1990/Përpjekja për arratisje e 7 personave, vrasja e njërit prej tyre

E Enjte, 04 June 2020 15:54

Nga Kastriot Dervishi

Më datën 28.5.1990 në sektorin e pikës kufitare Rrajcë u vra Kujtim Seit Xhaja vjeç 32 dhe u kapën shtetasit: Ilir Jonuz Serani vjeç 25, Agim Shaban Sula vjeç 33, Haxhi Shaban Sula vjeç 40, Alban Muhamet Sula vjeç 19, Hamit Fejzulla Çullhaj vjeç 32 dhe Petro Jani Mishtari vjeç 27, që të shtatë nga qyteti i Tiranës. Pasi kanë përpunuar idenë e kalimit të kufirit shtetëror janë drejtuar në sektorin e Përrenjasit. Më 27.5.1990 kanë udhëtuar me trenin e orës 16.20 nga Tirana deri në Përrenjas kanë zbritur nën qytet rreth orës 22.00 dhe janë nisur rrugës automobilistike Përrenjas- Qafë Thanë duke ecur rreth 2 km pastaj i janë shmangur rrugës duke ju ngjitur kodrave në pjesën verilindore të qytetit të Përrenjasit. Kanë vazhduar rrugën në këmbë kanë kaluar postës fshatit Rrajcë – Sutaj dhe rreth orë 03.00 janë afruar tek pengesa elektrosinjalizuese, sektori 400 djathtas kanë bërë izolimin e saj me kabull elektrik kanë prerë fillin 8, 19, 20. Duke qenë të bindur që izolimin e pengesës se e njihnin mirë funksionimin e saj, kanë lëvizur me shpejtësi në drejtim të kufirit për të realizuar kalimin e paligjshëm të kufirit. Por janë diktuar. Të rrethuar nga disa anë, përfshi dhe njësite civile vendase, e kanë pasur të pamundur për t’u larguar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...