1980/Vjedhja e pronave të shqiptarëve jashtë vendit nga Shoqëria Komisionare

E mërkurë, 24 June 2020 16:18

Nga Kastriot Dervishi

Pasi kishin vjedhur pronarët brenda vendit, me ligje e pa ligje, regjimi komunist nuk la pa bënë dorë te pasurive të shqiptarëve jashtë vendit. Me prokura të dyshimta, trashëgimtarët e këtyre pasurive jashtë vendit, por që jetonin në Shqipëri, u vunë përpara detyrimeve të shisnin pronat e tyre, duke sjellë të ardhura që në pjesën maksimale të tyre i kalonin regjimit komunist. Pronarët ishin në pozitat e njerëzve të marrë peng e për të cilët kërkohej një shumë për t’i liruar.

Me vendimin nr.62, datë 16.2.1956 “Mbi krijimin e Zyrës së Komisionarisë”, “me qëllim që t’u jepet ndihmë e nevojshme pronarëve shqiptarë për marrjen në dorëzim të pasurive që kanë në Itali, importimi i të cilave është lejuar me vendimin e mëparshëm nr.42, datë 27.2.1954, Këshilli i Ministrave vendosi krijimin në Tiranë të zyrës në fjalë, në varësi të Ministrisë së Tregtisë, me një kryetar e një zëvendës. Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, zyra do përcaktonte përqindjen që do merrnin pronarët shqiptarë. Me vendimet e tjera të Këshillit të Ministrave, emri iu ndërrua në Shoqërinë Komisionare dhe varësia i kaloi Bankës së Shtetit Shqiptar. Në vendimet e tjera po u ashtu u saktësua që pronarët mund të merrnin “deri 5% të shitjes së pasurisë”.

Veprimtaria në vitin 1980

Sipas raportit të datës 7.8.1980 të ministrit të Financave Qirjako Mihali, të ardhurat nga shoqëria në fjalë kishin ardhur duke u rritur. Për tre vitin ishin realizuar këto të ardhura:

-viti 1977: 795 mijë dollarë

-viti 1978: 815 mijë dollarë

-viti 1979: 1 milion e 100 mijë dollarë

-viti 1980 (parashikim): 1 milion e 300 mijë dollarë

Në trajtim ishin 1300 praktika (shumica në Greqi e Turqi), me një vlerë të përafërt 50 milionë dollarë. Këtë kohë, shoqëria kishte këto çështje:

1-Në SHBA. Ndiqeshin 202 praktika me rreth 3 milionë dollarë, ku do realizoheshin 500 mijë dollarë në vit. Gjykata e shteteve amerikane shënoheshin se kishin hapur probleme të shumta. Ndërhyrja në SHBA realizohej nëpërmjet qeverisë franceze, por edhe kjo kishte hequr dorë sepse nuk e shihte me fitim.

2-Në Australi. Në vitet 1978-1979 ishin realizuar 321 mijë sterlina (700 mijë dollarë). ishin në trajtim 41 praktika me vlerë rreth 500 mijë dollarë.

3-Në Egjipt. Kishte pasur probleme. në vëmendje ishte grabitja e pasurisë së familjes Qorraliu dhe dyqani i Papajt përkatësisht me vlerë 55 mijë dhe 40 mijë lira egjiptiane (rreth 133 mijë dollarë).

4-Në Itali. Gjendja nuk kish ndryshuar. Po merreshin masa për realizimin e 120 mijë dollarëve (vitet e mëparshme ishin kryer shumë shitje këtu). Po punohej me pronat e Xhemal Ferrës, Shefqet Vërlacit dhe Ismail Sefës.

5-Në Turqi. Këtu raportohej se për shkak të bankave, pasuritë ishin bllokuar. Vlera e tyre ishte rreth 2.8 milionë dollarë.

6-Në Jugosllavi. Ishin 28 praktika, por puna vazhdonte.

7-Në Greqi. Puna ishte pezulluar nga problemi i ligjit të luftës.

Duke ndjekur probleme pasurore si në Kanada, Argjentinë, Francë, Meksikë, ishin realizuar 110 mijë dollarë. po ashtu ishte punuar në RFGJ me të arratisurit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...