Srebrenica:Historia dhe fotot e masakrës tronditëse

Saturday, 11 July 2020 18:04

BBC

“Të gjithë ata që duan të transportohen, të mëdhenj dhe të vegjël, të rinj dhe të moshuar. Mos kini frikë... askush nuk do ju lëndojë”.
Më 11 korrik 1995, njësitë e serbëve të Bosnjës pushtuan qytetin e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë.

 

Në më pak se dy javë, forcat e tyre vranë sistematikisht më shumë se 8 mijë boshnjakë (myslimanë boshnjakë)- vrasja në masë më e rëndë në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

Ratko Mladiç- komandant i njësive serbee, u tha civilëve të terrorizuar se nuk duhet të kenë frikë, teksa forcat e tij nisën masakrën. Ata nuk u ndalën për dhjetë ditë.

Paqeruajtësit e OKB, të armatosur lehtë, në atë që ishte shpallur si ‘zonë e sigurt’ nga OKB, nuk bënë asgjë teksa dhuna vazhdonte.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Annan do deklaronte më vonë: “Tragjedia e Srebrenicës do ta përndjekë përgjithmonë historinë e Kombeve të Bashkuara”.

Masakra ishte pjesë e gjenocidit të kryer kundër myslimanëve nga forcat e serbëve të Bosnjes gjatë Luftës Boshnjake, një prej disa konflikteve të luftuara në vitet ’90 gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Republika Socialiste e Bosnjes dhe Hercegovinës- siç njihej kur ishte pjesë e Jugosllavisë- ishte një rajon multietnik me boshnjakë myslimanë, serbë ortodoksë dhe kroatë katolikë.

Bosnje-Hercegovina kishte shpallur pavarësinë në vitin 1992 pas një referendumi dhe ishte njohur nga SHBA dhe qeveritë evropiane.

Por popullata serbe e Bosnjes kishte bojkotuar referendumin. Menjëherë pas kësaj, forcat serbe të Bosnjës- të mbështetura nga qeveria serbe- sulmuan dhe formuan një shtet të ri.

Ata nisën të dëbojnë boshnjakët nga territori i tyre në përpjekje për të krijuar ‘Serbinë e madhe’- një politikë e njohur si pastrim etnik.

Boshnjakët, shumica e tyre myslimanë, janë me prejardhje nga sllavët boshnjakë që ishin kthyer në myslimanë gjatë sundimit otoman në Mesjetë.

Trupat boshnjake pushtuan Srebrenicën në vitin 1992, por qyteti u rimor nga ushtria boshnjake pas pak kohe. Mes palëve vazhdoi përplasja dhe rrethimi.

Në prill të vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB e shpalli enklavën një 'zonë të sigurt, të lirë nga sulmet e armatosura dhe çdo akt tjetër armiqësor'.

Por rrethimi vazhdoi. Furnizimet për civilët dhe disa paqeruajtës holandezë nisën të mbarojnë. Banorët boshnjakë nisën të vdesin nga uria.

Më 6 korrik 1995, forcat e serbëve të Bosnjes sulmuan seriozisht Srebrenicën. Forcat e OKB u dorëzuan ose u tërhoqën në qytet. Sulmet ajrore të NATO-s, të thirrura në ndihmë, nuk bënë shumë për të ngadalësuar ofensivën.

Enklava ra brenda pesë ditësh. Gjenerali Mladic u fut në mënyrë triumfuese në qytet me gjeneralë të tjerë. Rreth 20 mijë refugjatë u larguan te baza kryesore holandeze e OKB.

Vrasjet filluan ditën tjetër. Teksa refugjatët myslimanë hipnin në autobusë për evakuiim, forcat serbe të Bosnjes i ndanë burrat dhe djemtë nga turma dhe i morën për t’i ekzekutuar.

Mijëra u vranë dhe më pas u hodhën në varreza masive me buldozerë. Raportet sugjerojnë se disa u varrosën të gjallë, ndërsa disa të rritur u detyruan të shihnin se si u vriteshin fëmijët.

Gratë dhe vajzat ndërkohë u hoqën nga radhët dhe u përdhunuan. Dëshmitarët flisnin për rrugë të mbushura me trupa.

Ushtarët e papajisur mirë holandezë, që dëshmonin agresionin serb, nuk bënë asgjë dhe rreth 5 mijë myslimanë të strehuar në bazën e tyre u dorëzuan te serbët.

Një tribunal i OKB në Hagë, që investigoi për ngjarjet më vonë, foli për një sasi të madhe planifikimi për masakrën.

“U bë një përpjekje e përbashkët për të kapur të gjithë meshkujt myslimanë në moshë ushtarake”, lexohej në një padi kundër një komandanti serb të Bosnjes.

Autobusët që transportonin gra e fëmijë kontrolloheshin sistematikisht për meshkuj dhe shpesh ushtarët merrnin edhe të mitur dhe të moshuar, të cilët nuk kishin të drejtë të shërbenin në ushtri.

Efektet e kësaj masakre jehojnë edhe sot.

Varret e reja masive dhe kufomat e viktimave gjenden akoma, edhe 25 vjet pas gjenocidit.

Një raport i vitit 2002 fajësoi qeverinë holandeze dhe zyrtarët ushtarakë se dështuan në parandalimin e vrasjeve. E gjithë qeveria dha dorëheqje pas raportit. Në vitin 2019, gjykata supreme e vendit miratoi një vendim që Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në Srebrenicë.

Në vitin 2017, një gjykatë e OKB në Hagë e dënoi Mladiç për gjenocid dhe të tjera mizori. Komandanti u fsheh pas luftës dhe nuk u kap deri në vitin 2011.

Serbia që atëherë ka kërkuar falje për krimin, por ende nuk e pranon se ishte një gjenocid.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...