1946/Qëndrimi burrëror i një idealisti para pushkatimit

Tuesday, 28 July 2020 13:29

Nga Kastriot Dervishi

Në piedestalin e martirëve të vrarë nga regjimi komunist është shkruar edhe emri i Apostol Thanas Gega. Lindur më 8.4.1922 në Elbasan, me profesion nëpunës banke, pas lufte shërbeu mësues në nënprefekturat e Peqinit dhe Gramshit. U pushua nga puna sepse nuk lejoi nxënësit të nderonin me grusht si komunistë. I pakënaqur me regjimin, ai fillon të bisedojë me një grup intelektualësh si Zija Dylgjerin, Ahmet Kurtin, Salim Ceka, Makasen Bungon, Hasan Gracenin, Muharrem Qafëzezin, Nazmi Fagun, Viktor Zylfi, Virtyt Gjylbegun, Hiqmet Bumçin, Tahsim Çiftja, Ferit Baholli, Misir Voci, Kaliro Noçka, etj. Kjo veprimtari u shtri kryesisht në fushën e ndërgjegjësimit të rinisë mbi rrezikun komunist në vend. Thuhej se kishin krijuar Organizatën e Veprimit Shqipëria, e cila kish shpërndarë edhe trakte. (Grupi u zbulua nga një spiune femër e cila u burgos shumë vite më pas për çështje të tjera).

Apostoli u arrestua më 14.8.1946. U akuzua në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945 dhe nenit 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944. Akuzohej pa lidhje edhe si “agjent i SIM-it”, për korrespondencë me Musine Kokalarin (nuk ishin takuar kurrë), etj. Aktiviteti i të rinjve interpretohej si “organizatë terroriste”. Në dosje janë administruar dy trakte të organizatës, në të cilat Enver Hoxha përmendet me emër.

Në gjyq nuk pranoi asnjë akuzë. Deklaroi se kishte qenë antifashist. Në mal nuk kishte dalë sepse ishte i vetëm dhe fukara. Më 1943 deri në prill 1945 kish punuar në bankë. Gjykata Ushtarake Elbasan, e drejtuar nga major Gjon Banushi, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Naim Kuçit, me vendimin nr.344, datë 12.10.1946, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.143, datë 15.10.1946 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Më 24.10.1946 Enver Hoxha miraton dënimin me vdekje. Në mbledhjen e datës 9.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën. Apostol Gega u ekzekutua më 13.11.1946 në vendin e njohur të kësaj kohe për Elbasanin. Në fjalën e fundit të tij tha: “Veprimtarinë time e konsideroj ideal. Duhet të kemi lirinë e mendimit” (tekst i korrektuar pasi në këto raste, në këto lloj dokumentesh gjuha shkruhej gjithnjë keq).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...