29 korriku 1913, akti i parë ndërkombëtar i njohjes së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha

E mërkurë, 29 July 2020 11:22
Faksimile nga libri që përmban procesverbalet e konferencës së Londrës Faksimile nga libri që përmban procesverbalet e konferencës së Londrës

Nga Kastriot Dervishi

Gjendja e rëndë e krijuar në Ballkan në tetor-dhjetor 1912, detyroi fuqitë e mëdha të ndërmerrnin hapat e duhur për zhvillimin e një konference me pjesëmarrjen e tyre. Austro – Hungaria, Rusia, Franca, Italia dhe Gjermania vendosën përfaqësimin me ambasadorë (përkatësisht Mendorf, Benkendorf, Cambon, Imperiali, Lichnowski), ndërsa vendi mikpritës Britania e Madhe me ministrin e Jashtëm Edward Grey. Japonia nuk mori pjesë. Palët e përfshira në konflikt kishin të drejtë vetëm të paraqisnin mëtimet e tyre dhe jo të merrnin pjesë në konferencë, e cila pasi Perandoria Osmane kishte kërkuar paqe, u hap më 17 dhjetor 1912 duke pasur si objekte themelore të saj, të ardhmen politike të Shqipërisë dhe caktimin e kufijve të rinj në Ballkan.

Më 22 mars 1913, konferenca e Ambasadorëve mori vendimin e parë në lidhje me kufirin verior dhe verilindor të Shqipërisë që është në vija të përgjithshme (delimitacion) kufiri i sotëm.

Më 11 gusht 1913 u dha edhe vendimi përfundimtar në lidhje me kufirin jugor të Shqipërisë dhe përcaktimi në vend iu la një komisioni ndërkombëtar.

29 korriku 1913, mbetet akti i parë ndërkombëtar i njohjes nga fuqitë e mëdha i shtetit shqiptar në kohët moderne. Territori i përcaktuar nuk pasqyronte gjë tjetër veçse kontradiktat e fuqive të kohës dhe gjendjes së krijuar në terren nga një pushtim i kryer nga shtetet ballkanike.

Në të dy vendimet e caktimit të kufijve, fuqitë i kërkuan fuqive pushtuese, të zbraznin menjëherë territorin e njohur për shtetin e ri shqiptar.

Organizimi i Shqipërisë, sipas rezolutës së 29 korrikut 1913

1-Shqipëria formohet si një principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme, sipas rendit të parëlindjes, nën garancitë e 6 fuqive.

2-Çdo lidhje suzereniteti midis Turqisë dhe Shqipërisë, përjashtohet.

3-Shqipëria është neutrale. Neutraliteti i saj garantohet nga 6 fuqitë.

4-Kontrolli i administratës civile dhe i financave të Shqipërisë i besohet një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga delegatët e 6 fuqive dhe nga një delegat i Shqipërisë.

5-Kompetencat e këtij komisioni do të zgjatin 10 vjet dhe mund të përsëriten në rast nevoje.

6-Ky komision do të ngarkohet me hartimin e një projekti të hollësishëm, për organizimin e të gjitha degëve të administratës së Shqipërisë. Ai do t’u parashtrojë fuqive, brenda një afati prej 6 muajsh, një raport mbi rezultatet e punimeve të tij, si dhe konkluzionet e tij në lidhje me organizimin administrativ dhe financiar të vendit.

7-Princi do të caktohet jo më vonë se brenda 6 muajsh. Në pritje të caktimit të princit dhe të formimit të qeverisë kombëtare të përhershme, funksioni i autoriteteve vendase ekzistuese, si dhe xhandarmërisë, do të jetë nën kontrollit e Komisionit Ndërkombëtar.

8-Qetësia dhe rendit publik do të sigurohen nga organizimi ndërkombëtar i xhandarmërisë. Ky organizim do t’u besohet oficerëve të huaj, që do të jenë nën komandën eprore dhe efektive të xhandarmërisë.

9-Këta oficerë do të zgjidhej nga radhët e ushtrisë së Suedisë.

10-Misioni i oficerëve instruktorë të huaj nuk duhet të cenojë as uniformitetin e shërbimit, as marrjen në punë të oficerëve, të nënoficerëve dhe të xhandarëve vendas.

11-Rrogat e këtyre oficerëve mund të sigurohen nga burimet e vendit me garancitë e fuqive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...