Musine Kokalarit, sigurimsat as emrin nuk dinin t’ia shkruanin

E Enjte, 13 August 2020 19:29
Musine Kokalari në hetuesi në vitin 1946, si dhe format e shkrimit të emrit të saj në dokumentet hetimore operative të regjimit Musine Kokalari në hetuesi në vitin 1946, si dhe format e shkrimit të emrit të saj në dokumentet hetimore operative të regjimit

Nga Kastriot Dervishi

Çdo komb do ta kishte privilegj të kishte në gjirin e tij një grua si Musine Kokalari (1917-1983). Një shtet akoma më tepër. Jo vetëm për të qenë faktor emancipimi që do të ishte njëra anë, por për të mbajtur afër e për ta pasur shembull si shkrimtare apo folkloriste, si njëra nga më të përkushtuarat ndaj vendit të saj. Por në Shqipëri, Musineja vetëm vuajti. U burgos dhe u la në vetmi deri sa vdiq nga një sëmundje e rëndë. Në dokumentet e regjimit, emri i saj shkruhet keq në format: Mysine, Mysyne, Misine. Në dosjen e përpunimit  mbi kapak shkruhet “Misine”.

Skeda e përndjekjes në Musine Kokalarit

-Më 13-28 nëntor 1944 mbahet e arrestuar në Tiranë.

-Përndiqet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Bashkëpunëtorja që përpunonte Musinenë në vitet 1945-1946 ishte “Shkrimtarja”.

-Arrestohet më 23.1.1946. Në hetuesi pyetet nga Gjon Banushi.

-Me vendimin nr.5, datë 2.7.1946, të Gjykatës së Lartë Ushtarake dënohet me 20 vjet burgim dhe me konfiskimin e pasurisë.

-Më 25.10.1955 vihet në përpunim aktiv 2A në burg “për shkak të aktivitetit antipopullor me prirje balliste”. Bashkëpunëtoret që përpunonte Musinenë gjatë kohës së burgimit: “Bamja e pjekur”, “Sorkadhja”, “Lule zambaku”. Në burg punon si rrobaqepëse dhe në bujqësi.

-Me vendimin nr.53, datë 30.8.1961 të Komisionit të Internim Dëbimeve internohet nga Tirana në Rrëshen.

-Më 8.10.1961 lirohet nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit.

-Më 10.12.1961 vihet në përpunim aktiv 2A në Rrëshen.

-Më 10.8.1962 ulet në kontroll operativ 2B, pasi nuk ishte konstatuar asnjë veprimtari kundër pushtetit.

-Në dhjetor 1967 vizitoi Tiranën.

-Punoi në ndërmarrjen e ndërtimit Rrëshen deri në vitin 1972, kohë kur doli në pensioni me 185 lekë në muaj. 

-Më 8.6.1978, nga kontrolli operativ 2B ngrihet në përpunim aktiv 2A si “agjente e zbulimit italian”.

-Më 16.12.1980, konstaton një gjëndër të ngurtësuar kanceri, e cila edhe do t’i merrte jetën.

-Më 18.12.1981, ulet në kontroll operativ 2B.

 

Operativët që kanë drejtuar përpunimin (përndjekjen) e Musine Kokalarit:

Qemal Balluku: 1945-1946

Hysen Haxhiu: 1955-1956

B.Kusho (?):1961-1962

Llesh Zogu: 1961-1962

Refat Noku: 1965

Llesh Zogu: 1962-1966

Refat Mena: 1966-1971

Mëno Dedaj: 1971-1973

Zeqir Osmani: 1973-1974

Nazmi Kraja: 1974-1977

Rasim Mera: 1977-1982

Ylli Tabaku: 1982

Petraq Peri: 1982-1983

-Bashkëpunëtorët që janë drejtuar te Musine Kokalari: “Shkëdija”, “Zambuta”, “Njizambutka”, “Besa”, “Munella”, “Piktori”, “Besniku”, “Lisi”, “Pllumbi”, “Mali”,

-Vdes në Rrëshen më 14.8.1983.

Modifikuar më Premte, 14 August 2020 08:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...