1985/Programi politik i "riedukimit" në kampe dhe burgje

E Enjte, 03 September 2020 16:20

Nga Kastriot Dervishi

Kampet dhe burgjet e diktaturës quhej “reparte riedukimi”. Ky “riedukim” vinte nëpërmjet punës së detyruar (krejt i paligjshëm) dhe tematikave që zhvillonin komandat e reparteve në fjalë. në mënyrë qesharake, ata që ndodheshin aty për papajtueshmëri me regjimin, duhej të bindeshin nëpërmjet “programit të riedukimit”.

Disa nga temat e programit:

-“Lufta e partisë në krye të popullit për çlirimin e vendit dhe ndërtimin e socializmit në Shqipëri”

-Lufta e PPSH-së në përkrahje të proletariatit e të partive marksiste-leniniste kundër imperializmit e revizionizmit për çlirimin e tyre”.

-“Rritja dhe forcimi i autoritetit dhe i prestigjit ndërkombëtar të PPSH-së dhe shokut Enver Hoxha”.

-“Lufta e PPSH-së kundër gjithë armiqve të saj të brendshëm e të jashtëm”.

“Roli i madh i PPSH-së në krijimin, organizimin dhe konsolidimin e diktaturës së proletariatit në vendin tonë”.

-“Shoku Enver Hoxha udhëheqës i madh marksist-leninist, roli i tij në krijimin e partisë, forcimin dhe konsolidimin e saj si parti marksiste-leniniste”.

-“Të studiojmë vazhdimisht dhe me laps në dorë Historinë e Partisë e veprat e shokut Enver, të mësojmë e të nxjerrim konkluzione prej tyre.

-“RPSSH vendi i pavarur dhe sovran ndërton e mbron socializmin me forcat e veta.

-“Dashuria për atdheun traditë e mrekullueshme e popullit tonë, për këtë punuan dhe luftuan të parët tanë, këtë e ngriti lart partia”.

-“Edukimi i njeriut të ri, fitoja më e madhe e partisë, lufta kundër shfaqjeve të huaja, detyrë e përhershme”.

-“Bujqësia socialiste dhe zhvillimi i saj, si degë bazë e ekonomisë popullore”.

-“Kushtetuta e RPSSH ligji bazë i vendit tonë, shpreh dhe mbron interesat e atdheut e të socializmit”.

-“Puna është fronti kryesor për të siguruar jetesën me djersën e ballit”.

-“Politika e jashtme e RPSH-së është politikë parimore revolucionare në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së atdheut e të popullit në botë, politikë e demaskimit dhe shpartallimit të imperializmit e revizionizmit.

-“Lufta e klasave në socializëm forcë kryesore lëvizëse e shoqërisë socialiste”.

-“Rrethimi imperialist-revizionist, presionet e tyre ndaj vendit tonë, detyrat tona për pa përballuar e shpartalluar”.

Modifikuar më E Enjte, 03 September 2020 16:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...