1963/Kombinati i Mishit në Tiranë u ndërtua nga të burgosurit politikë

E mërkurë, 30 September 2020 18:45
Dy pamje të Kombinatit të Mishit. Ditët e para pas ndërtimit dhe një foto e ditëve tona Dy pamje të Kombinatit të Mishit. Ditët e para pas ndërtimit dhe një foto e ditëve tona

Nga Kastriot Dervishi

Kombinati i Mishit në Tiranë, në fund të rrugës “5 maji” në Tiranë, u ndërtuar nga të burgosurit e Repartit nr.303. Në bazë të urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme të datës 8.2.1959 reparti u zhvendos nga Rinasi në Kodrat e Kopilit në Sauk të Tiranës për ndërtimin e Sanatoriumit të shtetit. Ndërmjet ndërmarrjes së ndërtimit “21 dhjetori” dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (reparti nr.303) u lidh një kontratë për ndërtimin brenda vitit 1960 të Sanatoriumit. MPB-ja vinte në dispozicion 130 të burgosur të cilët do punonin në një territor të rrethuar me tel të miratuar nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë dhe miratuar nga Drejtoria e Policisë Popullore. Komanda e repartit do merrte masa edhe për rastet kur të dënuarit nuk punonin si për mungesë fronti pune, kohë me shi, etj. Në fillim të nëntorit 1962 Reparti nr.303 Tiranë kishte 404 të dënuar politikë dhe asnjë të dënuar ordiner. Së paku gjatë vitit 1963, ai po punonte për ndërtimin e Kombinatit të Mishit. Më tej akoma ndërtoi peliçerinë, disa ndërtesa të fermës “Gjergj Dimitrov”, një pjesë të punimeve të uzinës së autotraktorëve, bllokun e pallateve “Puna” (afër stadiumit “Dinamo”, duke qëndruar kështu deri në vitin 1963 në kryeqytet. Gjatë kësaj kohe kishte pasur 4 raste arratisjesh. Më pas reparti u transferua në Vlorë. Uran Kostreci është njëri nga të dënuarit e këtij reparti. Gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë, 341 ushtarakë të këtij reparti u shpërblyen me lekë apo leje shërbimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...