Fletërrufeja në ndërmarrje

E Enjte, 15 October 2020 17:11

Dikur në qendra pune, ndërmarrje, reparte, apo në vende të dukshme në lagje, ekzistonte një kënd i quajtur emulacioni. Në to vendoseshin fotografi e citate të udhëheqjes. Por krahas tyre, vendoseshin edhe fletë demaskuese e kritikuesi në emër të kolektivit, prej të cilave kërkohej përgjigje. I prekur duhej patjetër të reagonte me një përgjigje. Këto teknika hynë sidomos në kohën e marrëdhënieve me Kinën e Mao Ce Dunit. Përveç fletërrufesë, përdorej edhe përshëndetja revolucionare, si thirrje për të përfaqësuar aksione, privacione, ikjen vullnetare nga qyteti, etj. Më poshtë pjesërisht dy shembuj, aq sa lejon shikimi nga fotot, të cilat janë marrë në Kombinatin e Tekstileve “Stalin” në Tiranë.

Fletërrufe

Shokëve: Thoma Goxhaj e Stefan Kerri. Dikur para nja 2 vjetësh, me shokët e fabrikës së kadifesë ju kërkuam një nga 3 kazanët me përbërës që prej fillimit të punës në fabrikën e ngjyrosjes nuk punojnë në repartin e zbardhjes.

Ju nuk i dhatë se gjoja kishin ndër mend t’i vinit vetë në punë këto kazanë. Për këtë, shoqja Vita ku dha dhe afat. Pse atëherë deri tani nuk i keni vënë në funksionim? Mos prisni të kalojnë edhe 15 vjet të tjera?

***

Përshëndetje revolucionare

Kolektivit të turnit “A” të repartit të tezgjahut të fabrikës së terital-leshit për iniciativën e guximshme për heqjen e progresives, e cila u përkrah shumë shpejt nga repartet dhe turnet e tjera po të kësaj fabrike. Këtë iniciativë e përkrahën edhe kolektivat punonjëse të fabrikave të tezgjahut e kadifesë. Po fabrikat e tjera, ç’masa kanë marrë në këtë drejtim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...