Hetuesi Ali Xhunga dhe një rrëfim i Ahmet Bushatit për torturën ndaj tij

E Enjte, 05 November 2020 15:59

Në këtë foto të vitit 1949 është hetuesi i Sigurimit Ali Veli Xhunga, lindur në Pavar të Përmetit në vitin 1920. Kreu 2 klasë të mesme dhe kursin e Sigurimit në Bashkimin Sovjetik. Anëtar i Partisë Komuniste nga gushti 1944. Në vitin 1961 u kritikua nga partia për një proces që nuk i pëlqeu as partisë. Emri i tij përmendet në rrëfimet e shumë të dënuarve politikë. Disa nga të hetuarit prej tij janë: Rexho Plaku, Dervish Sulo, Bardhyl Fejzulla, Gëzim Çela, Angjelina Kovaçi, Dom Ernest Simoni, Elez Ukë Hoxha, etj. Më poshtë një pjesë e vogël e dëshmisë së Ahmet Bushatit, e cila i referohet dhjetorit 1948, pra kohës kur shoku Koçi Xoxe kish dalë “tradhtar” dhe gjoja nuk bëheshin më tortura. Bushati u dënua dhe vuajti më pak se 7 vjet burgim.

Dëshmia e Ahmet Bushatit

Hetuesi im i ri do të ishte një njeri burralec e burracak me emrin Ali Xhunga, i ardhun në Shkodër prej fshatrave të Përmetit me gradën e ulët të aspirantitm gja që tregonte se edhe në luftë nuk kishte shkue në kohën e duhun, megjithë moshën e përshtashme që kishte pasë. Vinte i shkurtë nga trupi e kur ndodhte që të m’u afronte tue më bërtite e kërcënue, më vinte të pëlcitsha prej inatit që e shifsha nji pllambë nën vete. Shkurtabiq siç ishte, u ulur në karrige, u frynte e u ngrefostë si gjel e për t’i dhanë rënësi vetes, merrte artificialisht poza serioze. Ky hetues karrierist, tue mos pasë qenë aty ma injoranti dhe as ma brutali, sikurse dhe as ma krimineli, për arsyen e vetme se ishte frikacak e shumë i nënshtruem ndaj eprororëve të tij...

Të nesërmen e asaj dite, më thirri përsëri dhe në vazhdim, i zemëruar nga qetësia e heshtja ime, si e një dite më parë, ai la karrigen e m’u afrua tue më fole me ton: “E di që ju prisni të vinë këtu anglo-amerikanët e juaj, por ta dini mirë, se edhe sikur ata vërtet të vijnë, ne më parë do t’ju therim të gjithëve aty, ndër biruca ku ju kemi, birucë për birucë e një për një”...

U kthye bashkë me një tjetër ushtarak, të cilin s’e kisha parë asnjëherë dhe as që do ta shihja më. I cili këtë rast mbante gjeneratorin e korrentit. “E shikon këtë?”, më pyeti Ali Xhunga si me ironi, e vazhdoi: “E di ç’është?” dhe unë iu përgjigja me “po”. “Atëherë ta provoç prapë sot”, tha si me nervozitet. Ai oficeri i thatë më rrotulloi ndër veshë fijet e korrentit, ndërsa Ali Xhunga me gjenerator ndër duar, bani që unë t’u përplassha disa herë me forcë në dysheme, shkumbët të më dilnin prej gojës si radhën tjetër dhe veshi, ende i pamësuar mirë, të rridhte përsëri gjak, më shumë se herën e parë.

(Ahmet Bushati, “Në gjurmën e nji ditari”, Shkodër 2007, faqe 290-292)

Modifikuar më E Enjte, 05 November 2020 17:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...