“Liria është progres gradual i ndërgjegjes njerëzore”

E mërkurë, 11 November 2020 17:22

Pas meshës së 4 nëntorit 1990, e cila u zhvillua me një numër të kufizuar njerëzish, më 11 nëntor 1990, Dom Simon Jubani mbajti meshën e parë masive në Shqipëri, e cila u pasua më 16 nëntor nga ceremonia e besimtarëve myslimanë po në Shkodër. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje madhore, në 30-vjetorin e saj, po botoj për herë të parë pjesë nga fjala e klerikut Jubani. Ceremonia në fjalë u filmua dhe regjistrua nga regjimi komunist.

***

Pjesë nga fjala e Dom Simon Jubanin

Një minutë heshtjeje se të vdekurit që gjenden në këto varreza dhe të gjithë të vdekurit që gjenden nëpër varrezat e Shqipërisë, veçanërisht për ata shqiptarë që kanë rënë për kauzën e përbashkët për një Shqipëri europiane (mbahet zija). Po fillojmë meshën, secili në gjuhën e vet, në fenë e vet, t’i lutemi Zotit të përbashkët, t’i kërkojmë atij falje për mëkatet tona që kemi bërë, të pajtohemi me njëri-tjetrin, se vetëm kështu do fitojmë paqen e gatshme, qetësinë shpirtërore, tipare këto të popujve të qytetërar (lutje në latinisht). Në vitin 1443, kur heroi ynë kombëtar u arratis prej Stambollit dhe u kthye në atdhe e përshëndeti popullin shqiptar me këto fjalë: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta ndezur ndër zemrat, mendjet dhe shpirtrat e gjithë shqiptarëve” (duartrokitje). Se kjo fe ka qenë gjithnjë e ndezur në zemrat tona e dëshmon ardhja juaj këtu në këtë vend të shenjtë, prej 4 anëve të Shqipërisë, për falënderimin e të madhit Zot për mrekullinë e madhe që na bëri, se kjo fe ka qenë gjithmonë e flaktë, ku kanë dhënë kontributin e vet edhe vëllezërit tanë myslimanë e ortodoksë.

Viti 1989 ka qenë për gjithë botën, viti i paqes, sepse këtë vit u shembën mure dhe u shpartalluan perdet e hekurta që ndanin vende dhe popuj që ndanin zemrat e njerëzve. Sepse nga ky vit varen liritë që iu dhanë njerëzve. Liria në kuptimin filozofik është progresi gradual i ndërgjegjeve njerëzore. Kjo liri e kjo paqe, po na buzëqesh edhe ne shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...