Lapidari në Myshqeta, 2 mijë gjermanë të vrarë dhe 3 brigada mbi planin

Hënë, 16 November 2020 13:51
Dokumenti i vitit 1944 dhe lapidari në Myshqeta Dokumenti i vitit 1944 dhe lapidari në Myshqeta

Kjo “lufta me gjermanin” është fantastike në drejtim të shifrave. Nëse lexon dokumentet e kohës dhe i ballafaqon me pllakatet, do ndeshesh me situata humoristike. Në Myshqeta të Tiranës, aviacioni britanik goditi për herë të dytë autokolonën gjermane që vinte nga Elbasani. Godija e parë ishte dhënë në fshatin Gracen. Goditja në Myshqeta nga aviacioni ishte tejet e rëndë. Megjithatë, komunistët nxituan të merrnin meritat sikur ishin ata që e kishin thyer.

Me telegramin nr.82, datë 16.11.1944 Dali Ndreu njofton kështu Shtabin e Përgjithshëm: “Kolona gjermane e rrethuar në Myshqeta (në origjinal emri i fshatit shkruhet keq-shënim) në Krrabës u shpartallua. 1000 të vrarë dhe automjete të shkatërruara”.

Me telegramin nr.86, datë 16.11.1944 Dali Ndreu zgjeron informacionin për Shtabin e Përgjithshëm, duke thënë sërish se ishin vrarë 1000 gjermanë, se rreth 100 kishin hyrë në Tiranë dhe se të tjerë ishin shpërndarë nëpër pyje e zonat afër. Ishin zënë 400 kuaj, ushqim, municion, etj. Kishte edhe robër, numri i të cilëve nuk dihej (përveçse 3 oficerë). Në këtë telegram, thuhet se sulmi u bë nga brigadat 4 dhe 17.

Mirëpo shihni tani si shkruhet në pllakatin e vendosur gjatë komizmit, të cilin e rikonceptoi Bashkia e Tiranës para pak vitesh: “Në këtë rrugë, prej Mushqete deri në Petrelë u vendos fati i luftës për çlirimin e Tiranës, më 14 dhe 15 nëntor 1944. Luftëtarë të Brigadës së 1-rë, 4-rt, 8-të dhe 17-të i prenë rrugën një autokolone gjermane prej 3000 vetash dhe e asgjësuan”.

Pra kemi 2 mijë gjermanë mbi planin si dhe shtim të pjesëmarrjes së brigadave 1, 4, 8, edhe këto mbi planin.

Modifikuar më Hënë, 16 November 2020 14:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...