1946/Nderimi për Titon dhe Jugosllavinë motër, kongresi në ditëlindjen e mareshalit

Diel, 06 December 2020 12:36

Nga Kastriot Dervishi

Për të nderuar mareshalin Tito, i cili në atë kohë ishte “miku më i shquar i popullit shqiptar”, si dhe për t’i shërbyer përgatitjes së kuadrove të rinj, më 25 maj 1945, te shkolla e Dakos në Kamëz, u hap edhe shkolla e partisë “V.I. Lenin”. Pavarësisht se Shqipëria e asaj kohe kishte qindra probleme, nuk mund të lihej ditëlindja e shokut Tito pa një nderim të thellë e ditë shenje, prej nga ku do kaliteshin kuadrovikët e rinj komunistë. Por fakti i hapjes së saj në ditëlindjen e “mikut të shquar” u la në harresë, ndërsa shkolla me emrin e Leninit në të shumtën e rasteve shërbeu si vend certifikimi i injorantëve apo vatër e indoktrinimit të thellë, vend ideal i krijimit të “njeriut të ri” kuadër.

Një viti më vonë, në plenumi i 5-të i Komitetit Central të Partisë Komuniste, vendosi që kongresin e parë ta mbajë më 25 maj 1946, pikërisht për nder të ditëlindjes së shokut Titos. Për shkaqe objektive, nuk u arrit të mbahej kongres para vitit 1948, pra para prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë motër. Kjo edhe për faktin se PKSH e konsideronte veten si pjesë të PKJ-së dhe nuk kishte nevojë as për kongres.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...