1990/“Bashkëpunoni me ushtrinë, mbani nën kontroll elementin armik”

Tuesday, 08 December 2020 18:26

Për ngjarjet e dhjetorit 1990, i rëndësishëm është fakti për atë që dëshmon dokumentacioni i trashëguar në ditët tona. Komunikimi i ministrit përgjegjës për punët e brendshme me organet e varësisë. Siç edhe dihet, në vitet 1991-1992, një pjesë e mirë e këtij dokumentacioni është asgjësuar, duke lënë beshllëqe të mëdha për historinë e vendit. Konkretisht, mungojnë urdhrat nr.599-601, të cilat në errësirë datat 2-9 dhjetor 1990.

Urdhri nr.602, datë 10.12.1990

Drejtuar kryetarëve të degëve të punëve të brendshme.

Më data 8, 9, 10, 12 (dhjetor) 1990, nga një numër i konsiderueshëm studentësh u manifestua deri te liceu artistik në mënyrë demonstrative me kërkesa për kushte por dhe parulla politike. Nga forcat e rendit u veprua me qetësi dhe sipas rastit u ndërhy me urdhër, për shpërndarjen e tyre. Disa prej tyre u shoqëruan në polici dhe u këshilluan. Nuk pati të dëmtuar, gjendja vazhdon të jetë e tensionuar.

Merrni masa për njohjen e situatës operative, informoni në vazhdimësi partinë e pushtetin në rreth dhe ministrinë.

Bashkëpunoni me forcat e ushtrisë për të patur në gatishmëri repartet e ndërhyrjes së shpejtë. Forconi masat ndaj elementit armik dhe mbajini në kontroll të vazhdueshëm. Kujdes të madh për objektet e rëndësishme dhe qendrat ku ka grumbullime të mëdha. Të shmanget çdo incident me njerëzit.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...