1991/Djegia e Komitetit të PPSH-së në Shkodër

Saturday, 12 December 2020 18:37

Më 2.4.1991, Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli Presidencial, zhvilluan një mbledhje të përbashkët me objekt zgjedhjet kuvendore të 31 marsit 1991. Në këtë takim shumë të gjatë, ndër të tjera, u bisedua edhe për ngjarjet në Shkodër, vrasjet dhe djegien e Komitetit të PPSH-së së Rrethit Shkodër. I pranishëm në mbledhje ishin si të ftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi dhe kryeministri Fatos Nano.

Pjesë nga debati

Gramoz Ruçi: Veçanërisht në tre qytete, në Shkodër, Kavajë dhe në Tiranë kanë qenë më evidente. Gjendja më e rëndë aktualisht paraqitet në qytetin e Shkodrës. Në Shkodër ka pasur grumbullime pa veprime të jashtëligjshme si mbrëmë, por veçanërisht sot, janë shoqëruar edhe me veprime. Në grumbullime, pra në këto turma njerëzisht, janë vënë në radhë të parë fëmijët dhe gratë dhe dëgjohen thirrjet kundër Partisë së Punës, kundër personaliteteve politike, thirrje për armë, kundër zonave jugore dhe verilindore, kundër fshatarësisë...

***

Ramiz Alia: Mirë Gramoz, thuaj ç’ke për të thënë.

Gramoz Ruçi: Pyetja, në janë kapur njerëz apo jo? Aktualisht në Shkodër këtë porosi kam dhënë. Organet nuk mund të veprojnë ndaj njerëzve tani, për të kapur në këtë moment, përpara se të vija këtu në Presidium. Veprimi ndaj njerëzve me arrestime do të ishte katastrofale, domethënë është e pamundur, të tillë egërsi ka. Dhe aktualisht atje ka gjak.

Haxhi Lleshi: I vunë flakën Komitetit të Partisë ata.

Gramoz Ruçi: U përdorën dinamiti, zjarri, benzina, të gjitha këto. Kanë organizatorë apo jo. Kuptohet të gjitha këto turma kanë organizatorë. Në krye të organizatorëve janë si forca politike ashtu dhe të tjera. Në krye të organizimit është Azem Hajdari, të Shkodrës. Vajti që në fillim dhe është evident edhe sot. Edhe komunikimi i shokëve tanë është pikërisht me këtë person, si deputetë dhe si përfaqësues edhe i PD-së dhe dëgjohet.

Modifikuar më Saturday, 12 December 2020 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...