Prokurori: “Të internuarit të ngordhin, jo të ndihmohen”

E mërkurë, 16 December 2020 12:08

Nga Kastriot Dervishi

Më 21.6.1946, teksa gjykohej Koalicioni Demokratik, së sallën e gjyqit, prokurori Nevzat Haznedari deklaroi se të internuarit në Berat duhej të ngordhnin e jo të ndihmoheshin. Ndonëse kjo nuk ishte në rendin e procesit, por një deklarim rastësor, gjuha e prokurorit ishte një demonstrim i luftës së klasave. Kampi i Beratit ishte çelur në mars 1945 dhe qëndroi atje deri në maj 1949 kur u zhvendos në Tepelenë. Në të ishin gra, fëmijë dhe pleq, familjarë të personave të arratisur brenda apo jashtë vendit. Ata mbaheshin si një lloj pengu kundër të arratisurve.

Pjesë nga procesi:

Prokurori (Nevzat Haznedari): Gjergji na foli për një opozitë legale konstruktive, po kjo na del destruktive tani.

Qenan Deibra: U bisedua çështja e Kosovës. Gjergj Kokoshi tha që programi nuk duhej të ndryshonte nga ai i Frontit. Ne i thamë që ta ndryshonim dhe se ishte e pamundur të paraqinim një notë qeverisë drejtpërsëdrejti për shtyrjen e zgjedhjeve.

Prokurori: A do të shënohej në notë se opozitën do ta formonin kriminelët e luftës?

Gjergj Kokoshi: Samiu (Çeribashi) më tha se familjet e të arratisurve të internuar në Berat vuajnë. Unë s’kam thënë kurrë të ndihmohen të arratisurit, por të ndihmohen familjet e tyre.

Prokurori: Gjergj Kokoshi duhej t’u thoshte të ngordhin e jo të ndihmohen.

Gjergj Kokoshi: S’mund të them të ngordhnin.

Modifikuar më E mërkurë, 16 December 2020 12:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...