1952/Prifti në mbledhje partie

Tuesday, 22 December 2020 14:59

Nga Kastriot Dervishi

Dom Mark Dushi (1922-1968), lindur në Gjakovë e banues në Tiranë në vitin 1952 ishte me shërbim në kryeqytet. Pasi siguron një ftesë për një konferencë triskëtimi, futet në sallën ku do zhvillonte punimet aktivi i Partisë së Punës për Tiranën. Kleriku futet mes komunistëve dhe dëgjon për një kohë të gjatë diskutimet e tyre që për kohën konsideroheshin sekret, por që përbënin kureshtje për çdo klerik sepse ata nuk ishin anëtarë partie. Vigjilenca e lartë revolucionare e shokëve të partisë nuk arriti të dallojë as një klerik mes tyre. Vite më vonë, Dom Mark Dushi u arrestua 23.9.1967 dhe dënua me vdekje. U pushkatua më 10.5.196. Përveç të tjerash ishte edhe studiues.

Njoftimi zyrtar:

Më 17.12.1952 famullitari i kishës katolike Tiranë Dom Mark Dushi me ftesën për të marrë pjesë në një konferencë që zhvillohej nga zyra e triskëtimit Tiranë dhe nga moskontrolli i shokëve që rrinin te dera, ka hyrë në sallën ku zhvillohej mbledhja e aktivit të PPSH-së për qytetin së Tiranës ku qëndron deri në fund dhe mbasi diktohet thotë se “tash e kuptova se paskam qenë gabim se kujtova se ishte konferencë për triskëtimin”. Gjatë kohës së mbledhjes Dom Mark Dushi është parë nga anëtari i partisë Xhoke Prifti dhe nuk marrë asnjë masë për largimin e tij.

Modifikuar më Tuesday, 22 December 2020 16:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...