Ratifikimi i marrëveshjeve skllavëruese me Jugosllavinë dhe efektet e tyre

Tuesday, 29 December 2020 12:20

Nga Kastriot Dervishi

Marrëveshjet ekonomike të planeve të përbashkëta dhe bashkimit doganor e unifikimit të monedhës janë ndër më poshtërueset e akte të pastra tradhtie. E para e kthe vendin në një ekonomi ndihmëse të Jugosllavisë, sepse Shqipëria duhet të mbillte prodhime bujqësore që donte industria jugosllave. Nga kjo u shkaktuar kriza e bukës e vitit 1948. E dyta, rrënoi tregun shqiptar nga mallrat sepse në atë kohë, Shqipëri rezultonte vendi më i pasur në Ballkan, krahasuar me vendet e tjera për nga rezervat bujqësore e industriale. Këto u blenë me dinarë që nuk kishin asnjë vlerë. Ndërsa tregtarët shqiptarë nuk mund të blinin asgjë në Jugosllavi sepse atje çdo gjë ishte e racionuar. Po ashtu monedha shqiptare ishte të paktën 12 herë më e vlefshme se ajo jugosllave.

Përpara ratifikimit të marrëveshjeve plaçkitëse me Jugosllavinë, u përgatit një atmosferë festive në vend. Më 16.12.1946 u organizua një miting i madh përpara legatës jugosllave në Tiranë me pjesëmarrjen e 40 mijë vetëve. Edhe këtu gjesti ishte sikur po na bënte ndonjë nder Jugosllavia sepse populli shprehte “mirënjohjen e madhe për popujt e Jugosllavisë”, por edhe për udhëheqësit Enver-Tito.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Shqipërinë, Jugosllavia tregon se është mbrojtësja e patundur e gjithë fitoreve dhe institucioneve demokratike që populli shqiptar ka korrur gjatë luftës nacionalçlirimtare”-shkruante gazeta “Borba” e cituar nga gazeta “Bashkimi” e datës 17 dhjetor 1946.

“Marrëveshja ekonomike” thuhej se “prodhoi kënaqësi në gjithë Shqipërinë”, njoftonte sërish shtypi, duke bërë të njohura konferenca në qytete të ndryshme. Në Vlorë më 17.12.1946 populli pas konferencës, duke kënduar shkoi në port ku po shkarkohej grurë nga Jugosllavia.

Në Elbasan më 18.12.1946 Fronti Demokratik organizoi në kinemanë e qytetit një konferencë në të cilën spikasnin flamujt e të dy shteteve dhe parullat “Tiranë-Beograd” dhe për aleancën midis dy vendeve. Nga mbledhja iu dërguan telegrame Titos dhe Enverit. Në të njëjtën njoftim gazeta shkruante se “karakteri i marrëdhënieve tona me Jugosllavinë është rezultat i realizimeve dhe aspiratave të popujve tanë”.

Ditën që do ratifikoheshin marrëveshjet në Kuvendin Popullor, pra më 27.12.1946, gazeta “Bashkimi” shkruante se Jugosllavia dha 10 milion dinarë për të dëmtuarit nga “inondatat e 22-23 tetorit”. Nuk mungojnë lajmet se “populli vazhdon të komentojë me kënaqësi konventën ekonomike me Jugosllavinë”, duke cituar telegrame të ndryshme. Në Beograd zëvendëskryeministrit jugosllav Eduard Kardelj, iu dorëzua dekorata e Urdhrit të Flamurit.

Gazeta njoftonte me kënaqësi miratimin e traktatit me këto fjalë: “Ashtu sikundër mund të thuhet që miqësia me Jugosllavinë është garanci për independencën dhe lirinë tonë, po në atë mënyrë mund të thuhet se ajo bëhet garanci për zhvillimet e ekonomisë sonë dhe në këtë mënyrë plotësohet e para”. Seanca e Kuvendit Popullor u transmetua drejtpërdrejt me radio, ndërsa populli brohoriste anekënd kryeqytetit për miqësinë dhe vëllazërimin e popujve dhe udhëheqësit Enver e Tito.

Një ditë më pas, Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë, ratifikoi traktatet e planeve të përbashkëta dhe bashkimin doganor.

Më 31 dhjetor 1946 gazeta “Bashkimi” mbyllej me editorialin “Popuj vëllezër” dhe njoftimet për mbledhjen e ndihmave në Jugosllavi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...