1946/Shifrat fantastike në Konferencën e Paqes në Paris

Diel, 03 Janar 2021 13:57

Nga Kastriot Dervishi

Në Paris u konferenca e paqes mbajti punimet e saj më 29 korrik-15 tetor 1946, me synim shqyrtimin e projekttraktateve me Italinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Finlandën. Në Shqipëri filloi të shfaqej në fillim pakënaqësia për mosthirrjen e qeverisë në atë mbledhje, me anë të mitingjeve dhe telegrameve, përfshi edhe ato të komuniteteve fetare. Duke filluar nga data 25 korrik 1946, gazeta “Bashkimi” filloi të botojë lajme në mënyrë të vijueshme rreth kërkesës për marrjen pjesë të Shqipërisë në këtë aktivitet. Në këtë letër thuhej se populli shqiptar e kish fituar me gjak këtë të drejtë. Këtu përmendej shifra e 50 mijë të vrarëve e të plagosurve, 10 mijë të burgosurve dhe 46.700 shtëpive të djegura gjatë luftës. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në një intervistë për ATSH-në tha se Gjermania e Italia duhej t’i paguanin dëmshpërblimet Shqipërisë. Ai përmend 60 mijë shtëpi të djegura gjatë luftës, arin që mbanin gjermanët, etj. 

Më 30.7.1946 Kuvendi Popullor miratoi një rezolutë drejtuar Konferencës së Paqes, duke përmendur shifrën se gjatë luftës ishin vrarë ose plagosur 40.600 shqiptarë, 10 mijë u burgosën dhe 50 mijë shtëpi u dogjën (e ulën 10 mijë).

Në konferencë Enver Hoxha foli më 21.8.1946. Sipas tij më 7 prill 1939 ishin përdorur kundër Shqipërisë: 173 luftanije, 600 aeroplanë, 50 mijë ushtarë, por kishin bërë qëndresë “15 mijë vullnetarëve në Shëngjin, Durrës, Vlorë e Sarandë”. Fillimisht kishin dalë 3 mijë veta nëpër male. Sipas tij, italianët mbajtën në Shqipëri 100 mijë trupa dhe gjermanët 70 mijë. Hoxha llogariste se 53.639 italianë dhe gjermanë u vranë. Kurse ushtria komuniste në “vigjiljen e çlirimit të plotë” kishte 70 mijë veta (përshi 6 mijë femra). Këta kishin shkatërruar ose zunë 100 tanksa, 1334 topa, 2855 mitraloza, 1934 kamionë. Ishin vrarë sipas tij 28 mijë veta, 12.600 ishin plagosur, 10 mijë të internuar, 35 mijë përdorur për punë të detyruar. Hoxha deklaroi se ishin shkatërruar 850 fshatra e qytete nga 2500 që ishin gjithsej. Pas këtyre shifrave fantastike, Hoxha kërkoi që Italia të paguajë një dëm 3.544.232.626 franga ari.

Vishinski gjatë kundërshtimit të kryeministrin grek bëri një mbrojtje të keqe, duke thënë se partizanët shqiptarë vepronin qysh nga viti 1939, se në vitin 1943 ata ishin 10 mijë e se në vitin 1944 u bënë 70 mijë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...