Letër udhëheqësit: “Po i zbatojmë porositë tuaja për lopën”

E mërkurë, 06 Janar 2021 16:12

100 mjelëse bënë një aktiv. Të gëzuara i dërguan një letër Enver Hoxhës më 20.5.1978. Ky pasi e lexoji shkroi që të bëhej një letër urimi. Aktivi ishte zhvilluar nisur nga porositë për lopën gjatë vizitës së diktatorit në rrethet e Gjirokastrës dhe të Sarandës.

Pjesë nga letra:

I dashur shoku Enver,

Në pragun e kongresit të 8-të të BGSH-së, të frymëzuar nga porositë tuaja të çmuara gjatë vizitave në rrethet e Gjirokastrës dhe të Sarandës, veçanërisht për nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të blegtorisë, u mblodhëm sot në kooperativën bujqësore “Rexhë Deliu” Nikël, në një takim për shkëmbim përvoje dhe për të përcaktuar detyra të reja, më mobilizuese për të ardhmen. Në mes tonë erdhi  edhe Heroina e Punës Socialiste, mjelësja e rendimenteve të larta Gjyze Mara. Ajo na foli thjeshtë se si ka arritur që nga 2800 litra, të marrë nga çdo lopë 5600 litra qumësht në vit. Duke dëgjuar Gjyzen, ballafaquam veten dhe nxorën detyrat tona.

Jemi 100 pjesëmarrës në aktiv, kryesisht të reja, shumica mjelëse të dalluara në grupe të rendimenteve të larta. Por kur dëgjuam Gjyzen, e kuptuam akoma më mirë se çfarë pune të madhe duhet të bëjmë për t’u quajtur vërtet të dalluara. Nga shoqja jonë heroinë mësuam shumë. ajo na tha: “Kur fëmijët dikur nuk mësonin siç duhet, u thoshim-mos mëso, pa me lopë do të shkosh”. Por, ja që lopa dashka shkollë të madhe. Ne atë e quajmë me të drejtë fabrikë qumështi.

Atëherë, a mund të drejtohet një fabrikë qumështi pa dije, pa kulturë, pa përpjekje për të zbuluar të gjitha të metat e profesionit tonë.

Ne jemi të parat që “hapim portat në fshat” dhe të fundit që i mbyllim ato. Po neve gjejmë kohë edhe të pushojmë, studiojmë, të studiojmë dhe merremi me mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve, sepse për këto i kemi të gjitha mundësitë te dera e shtëpisë. Detyrat e mëdha për rritjen e prodhimit të qumështit që lipset për fëmijët tanë, për punëtorët, për ushtarët, i kuptojmë mirë. Por që këto detyra të realizohen, këtë nuk e bëjnë vetëm 60 apo 100 mjelëse të rendimenteve të larta, kjo na shtron detyrën që të tërheqim me vete të gjitha shoqet që punojnë në këtë sektor. Ne i vumë detyrë vetes që në një kohë sa më të shkurtër, të marrim nga çdo lopë në kooperativat bujqësore 2000 litra qumësht e në NB-të 3500 litra qumësht në vit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...