“Ka krijuar miqësi pa arsye, formon indicie se ka kryer spiunazh

E Enjte, 14 Janar 2021 09:29
Familja e fisi i Tika Tezhës. Foto e administruar nga hetuesia Familja e fisi i Tika Tezhës. Foto e administruar nga hetuesia

Nga Kastriot Dervishi

Tika (Petrika) Dhimitër Tezha, lindur në Korçë në vitin 1917 e banues në Tiranë, u arrestua më 15.8.1946, në valën e madhe të arrestimeve ndaj elementëve të konsideruar si proamerikane. Mjaftonte vetëm një takim me misionet anglo-amerikane në vitet 1945-1946 për të qenë i dyshuar. U akuzua në batë të neneve 3/10, 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 dhe nenit 3/5 të ligjit  nr.373, datë 12.12.1946, “për fajin e veprimit kundër pushtetit popullor”, “bashkëpunim me anglo-amerikanët” dhe për zhvillimin e tregtisë së ndaluar të arit. Tika pranonte të ishte takuar me anëtarë të misioneve, por kurrsesi të ishte marrë me çështje informacioni me ata. Fakti që hetimi dhe gjykimi ishin mbi bazë hipotezash, e tregon paragrafi i mëposhtëm:

 “Qysh me çlirimin e Shqipërisë nga okupatori dhe tradhtarët e vendit, ka krijuar miqësi të ngushtë me misionet anglo-amerikane dhe e ka vazhduar deri në fund. Kjo miqësi e krijuar pa mos patur asnjë arsye të justifikuar, formon indicie të fortë se ka kryer fajin e spiunazhit”. Akuza e “mbështeste” këtë në “dëshminë” e një të pushkatuareje.

Theksohej miqësia me Thoma Stefanin, ndërsa përmendej fakti se ishte shprehur se po ta dinte se do shkonin kështu punët, udhëheqësit komunistë do t’i kishte dorëzuar gjatë luftës (ishin strehuar te ai). Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.217, datë 28.1.1948, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet burgim, punë të detyruar, konfiskimin e veglave automobilistike, një makinë shkrimi dhe gjithë pasurinë që kishte. U la në fuqi me vendimin 19, datë 5.4.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. U lirua më 15.8.1951 dhe u internua në Kavajë së bashkë me bashkëshorten Merita Sokoli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...