Sjellja e keqe e regjimit komunist me hebrenjtë

E mërkurë, 27 Janar 2021 16:34

Nga Kastriot Dervishi

27 janari është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr.9280, datë 23.9.2004, si “Dita e Kujtesës”, në përkujtim të shfarosjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është fakt i njohur se Shqipëria i mbrojti hebrenjtë gjatë viteve të luftës në fjalë. Nuk mund të thuhet se qëndrimi i regjimit komunist ndaj tyre ishte dashamirës. Regjimi komunist nxori probleme gjatë riatdhesimit të tyre, si dhe i pati gjithnjë kontingjente të dyshuara.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1945, UNRRA u përpoq të riatdhesonte hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri. Shifra të saktë këtë kohë nuk kishte. Më 25.8.1945 UNRRA njoftonte sigurimin e lejeve për 57 hebrenj, por qeveria refuzoi t’i jepte leje zyrtarit të UNRRA-s, Garson, për vizitimin dhe regjistrimin e hebrenjve jashtë Tiranës. Komiteti i hebrenjve AJDC pengohej në veprimtarinë e tij nga qeveria komuniste. Më 27.9.1946 u nisën nga Durrësi 30 hebrenj që banonin në Tiranë.

Në një dokument të datës 13.11.1945 të kryetarit të misionit të UNRRA-s Oaklye Hill drejtuar qeverisë shqiptare, bëhej fjalë për një listë prej 70 hebrenjsh, 14 prej të cilëve nuk ishin riatdhesuar (larguar) ende.

Në një shkresë të datës 7.1.1946, drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Koçi Xoxe, shkruante se ishte dakord për hebrenjtë (në origjinal izraelitët) e përmendur të riatdhesoheshin, me përjashtim të personave: Albert Mazza dhe Marko Menehem, të cilët ishin paraburgosur. Të tjerët që do shkonin në Jugosllavi duhej të merrnin leje nga legata jugosllave.

Megjithatë, procesi i riatdhesimit u ndal në vitin 1946. Në terminologjinë e regjimit komunist, ata cilësoheshin me përbuzje “çifutë”. Në direktivat agjenturore të vitit 1953 theksohej kontrolli i rreptë mbi çamët dhe hebrenjtë. Dyshimet rreth çamëve dhe hebrenjve ishin shtuar së tepërmi ndërsa faktet konkrete të veprimtarisë “agjenturore” të tyre thuajse mungonin fare. Direktivat vërenin se “nuk ka veprimtari armike në Shqipëri, e cila të mos jetë e lidhur me spiunazhin e huaj ose që të kalojë gjatë pa u lidhur me të”.

Në vitin 1952 organizata e hebrenjve në Austri mori masa për organizimin e largimit të hebrenjve nga “vendet e demokracisë popullore” për në Izrael.

Deri në vitin 1954 rezultonte se në Shqipëri ndodheshin 237 hebrenj, shifër që regjimi e konsideronte paraprake, por që ishte e përafërt. Numrin më të madhe të tyre e kishte Vlora me 140 dhe Tirana me 83 persona.

Në vitin 1961 bëhej fjalë se në vend ishin 92 hebrenj. Politika e regjimit ishte që ata të ishin në kontrolle të forta agjenturore.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...