Porositë e Harry Fultzit: “Punojeni tokën, pse doni të bëheni policë e oficerë”

Premte, 05 February 2021 16:35
1945/Fultz duke dalë nga selia e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë 1945/Fultz duke dalë nga selia e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

Nga Kastriot Dervishi

Harry Fultz erdhi në Shqipëri në shtator 1922 si drejtor i Shkollës Teknike Amerikane, duke qëndruar deri në vitin 1933. Ai i bë zëvendëskryetari i grupit të vëzhguesve amerikanë që erdhën në Tiranë më 8.5.1945. Në fund, me rekomandimin e jugosllavëve që drejtonin Sigurimin e Shtetit, u përfshi në një sajesë shpifarake sikur kish organizuar “sabotimet” në kënetën e Maliqit.

Gjatë gjithë kohës që Fultz qëndroi në Shqipëri u gjurmua nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit e cila pas prillit 1946 u quajtur Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në gjithë dosjen e vëzhgimit të tij, nuk del asnjë element “sabotimi”, apo takimesh me ato që u akuzuan si “sabotatorë”.

Në analizën e organeve të Mbrojtjes së Popullit, Fulzi ishte “shumë i rrezikshëm” sepse nuk fliste kundër regjimit komunist, ndryshe nga gjenerali britanik Hodgson, i cili fliste hapur. “Prej natyre është njeri që flet pak dhe mendohet. E peshon çdo gjë që deklaron. Është mjaft humorist në biseda. Te humori i tij duhet të dallojmë edhe komentet që bën. Sikurse e dinë, është tip i dhënë shumë pas bujqësisë, nuk mërzitet të bisedojë me orë të tëra për të...Si me shaka hedh shpesh fjalën: ‘pse e lini tokën pa punuar? Pse bëheni policë e oficerë’”-thuhej në një analizë të DMP-së mbi Fultzin. Për regjimin ishte problem që Fultzi nuk fliste fare kundër tyre.

Departamenti i Shtetit njoftoi më 8.11.1946 tërheqjen e misionit të vëzhguesve nga Shqipëria, ndërsa në shtypin shqiptar kjo u njoftua me vonesë. Më 9.11.1946 gazeta “Bashkimi” sulmonte “mister Fultzin” si organizator të “sabotimeve” në kantierin e Maliqit. Po atë ditë MPJ shpalli Fultzin person të padëshiruar dhe kërkoi që ai të largohej nga Shqipëria sa më shpejt. Misioni ktheu përgjigje se Fultzi do largohej më 14.11.1946 bashkë me misionin. Pas kësaj sulmet ndaj amerikanëve si “sabotatorë” u shtuan dita-ditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...