1920/Urdhri: “Të ndalohet emigrimi i dibranëve drejt Turqisë”

Saturday, 20 Mars 2021 13:01
Muhaxhirë dibranë dhe urdhri i Ahmet Zogut për ndalimin e emigrimit të tyre Muhaxhirë dibranë dhe urdhri i Ahmet Zogut për ndalimin e emigrimit të tyre

Nga Kastriot Dervishi

Si pasojë e pushtimit serb dhe keqtrajtimeve të shumta, një qëndrese thuajse epike, në vitet 1913-1920 nga krahina e Dibrës erdhën në Tiranë një numër i madh shqiptarësh, duke krijuar kështu një eksod masiv në përmasat e një dëmi të sjellë nga një spastrim etnik.

Sipas të dhënave të fundit të vitit 1920, kishim këtë numër popullsie të vendosur në:

-Tiranë, 4998,

-Shijak, 417

-Durrës, 390

-Kavajë, 372

-Peqin, 46

-Çermenikë, 46

-Elbasan, 30

Këshilli i Ministrave, me vendimin nr.609, datë 10.9.1920,  vendosi dhënien e 20 mijë liretave italiane për Nënprefekturën e Tiranës, për t’u përdorur për muhaxhirët dibranë.

Në një telegram të datës 27.10.1920 llogaritej për ushqimin e emigrantëve të vendosur në Shijak nevojiteshin 8090 lireta italiane.

Emigrantët kishin krijuar një komision në Tiranë. Nevojat e tyre për ushqim veshmbathje ishin të mëdha. E sikur të mos mjaftonin këta, në Shqipëri erdhën edhe vëllezër të tjerë nga Hoti e Gruda, Plava e Gucia, si dhe vazhdimisht nga Kosova. Kushdo shtet do ta kishte të pamundur ta menaxhonte këtë situatë e jo një shtet i dobët dhe i sapoformuar si Shqipëria. Mirëpo pakësimi i popullsisë shqiptare në territoret e veta ishte shqetësim i madh.

Me shkresën nr.6960, datë 17.10.1920, ministri i Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu, urdhëron prefekturat: “Jeni të porositur me ndalue rreptësishtë muhaxhirët e Dibrës për mos kalue jashtë Shqipërisë, e sidomos për në Stamboll. Mos të jepet pra pasaporta për nji udhëtim të këtillë për muhaxhirët e  sipërthënë.

Ky urdhër vinte për të paraprirë rrezikun e largimit përfundimtar të kësaj popullsie nga atdheu.

Në mars 1921, Këshilli i Ministrave vendosi që dibranët të strehoheshin në livadhet e Esat Toptanit, jashtë qytetit të Tiranës, në çadrat e dhëna nga amerikanët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...