1994/Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste

Tuesday, 06 Prill 2021 13:31

Më 21 qershor deri 2 korrik 1994 në Gjykatën e Rrethit Tiranë u zhvillua një proces gjyqësor kundër disa ish drejtuesve të nomenklaturës së lartë komuniste, që kishin qenë anëtarë të Byrosë Politike, ministra, prokurorët të përgjithshëm, kryetarë të Gjykatës së Lartë, zëvendësministra dhe kryetarë të degëve të punëve të brendshme.

Gjykata e Rrethit Tiranë, e drejtuar nga Andi Çeliku, me pjesëmarrjes e prokurorit Nesha Fana, me vendimin nr.505, datë 2.7.1994, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi si vijon:

1-Adil Haki Çarçani, lindur në vitin 1922 në Fushabardhë e banues në Tiranës, i izoluar në shtëpi. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 667.727 lekë. Dënimin do ta kryente me kusht.

2-Manush Hydai Myftiu, lindur në vitin 1919 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.8.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 424.464 lekë. Dënimin do ta kryente për pjesën e mbetur në izolim shtëpie.

3-Ramiz Taip Alia, lindur në vitin 1926 në Shkodër e banues në Tiranës, në arrest shtëpie më 12.9.1992, më pas i arrestuar. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 1.174.167 lekë.

4-Rita Sterjo Marko, lindur në vitin 1920 në Korçë e banues në Tiranës, i arrestuar më 4.12.1991. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 275.873 lekë.

5-Simon Muçi Stefani, lindur në vitin 1929 në Përmet e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.7.1992. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 188.869 lekë.

6-Hekuran Selman Isai, lindur në vitin 1933 në Peqin e banues në Tiranës, i arrestuar më 28.9.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 413.082 lekë.

7-Aranit Hysni Çela, lindur në vitin 1923 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.1.1993. U dënua me 7 vjet burgim.

8-Rrapi Jovan Mino, lindur në vitin 1934 në Bubullimë e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 4 vjet burgim.

9-Zylyftar Qazim Ramizi, lindur në vitin 1937 në Aranitas e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 6 vjet burgim.

10-Veiz Shemo Hadëri, lindur në vitin 1949 në Rexhinë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.12.1993. U dënua me 3 vjet burgim.

Të gjithë u akuzuan për shpërdorim detyre dhe shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut në dëm personit, në bazë të neneve 106 dhe 107 të Kodit Penal, në kombinim me nenin 13, me përjashtim të A.Çelës, Rr.Manos, Z.Ramizit, V.Hadërit që u akuzuan vetëm në bazë të nenit 106/13 të Kodit Penal. Akuzat kryesisht lidheshin për dënime pa faj, për internime, vrasje pa gjyq, sipas legjislacionit të kohës. Në vendim janë përmendur disa emra të të vrarëve në kufi, si dhe fakti i poshtërimit të kufomave.

Me vendimin nr.378, datë 17.9.1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë, u kualifikuan disa vepra penale, duke ndryshuar kohën e vuajtjes së disa të dënuarve.

Modifikuar më Tuesday, 06 Prill 2021 18:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...