Akuzat për vrasje, internime, burgosje dhe shkelje të lirive e të drejtave të njeriut

E mërkurë, 07 Prill 2021 11:04

Akuzat ndaj grupit të dënuar në vitin 1994 bazoheshin në shkeljet e legjislacionit të kohës. Kjo do të thotë se teknika gjyqësore u bazua pikërisht këtu dhe dënimet te Kodi Penal i vitit 1977 që ishte ende në fuqi. Duke përmbledhur disa aspekte nga vendimi i gjatë, me 42 faqe, citoj këto pjesë:

-Të pandehurit Adil Çarçani (ish sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në vitin 1951) dhe Manush Myftiu (ministër), u bënë përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet e tyre me rastin e pushkatimit të 22 personave për dinamitin në legatën sovjetike, apo internimin e familjeve të tyre.

-Të pandehurit Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Hekuran Isai, u bënë përgjegjës për miratimet sipas rasteve të platformave të punës së organeve të punëve të brendshme në vitet 1954, 1958, 1966, 1977 dhe 1985, të cilat ishin në kundërshtim me kushtetutën e viteve 1950 dhe 1976. Në këto platforma vërehen shkelje flagrante kushtetuese.

-Të pandehurit Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, u bënë fajtorë për “nxitjen e dhunimit të fesë dhe lirimit të besimit fetar”, të garantuar nga kushtetuta e vitit 1950.

-Të pandehurit Manush Myftiu (12 vjet kryetar), Aranit Çela (29 vjet anëtar), Hekuran Isai (7 vjet anëtar), Rrapi Mino (10 vjet) u bënë përgjegjës për veprimtarinë e tyre në Komisionin Qendror të Internim-Dëbimeve, duke tejkaluar edhe legjislacionin e kohës në këtë drejtim.

-I pandehuri Simon Stefani, bëhej përgjegjës për vrasjet në kufi, sidomos gjysmën e parë të vitit 1990. Sipas rregullores nr.01-56, datë 5.6.1985 të kufirit, hapja e zjarrit konsiderohej “moment me përgjegjësi”, me “karakter të mprehtë politik” sepse kishte të bënte me politikën e partisë e të shtetit. më 30.6.1990 Komanda e Kufirit, nga shqetësimet e mëdha të lindura, kishte kërkuar kujdes në hapjen së zjarrit në kufi, ndërsa Simon Stefani e kish ndaluar këtë me telegramin e datës 4.7.1990, duke kërkuar zbatimin e rregullores. Këtu jepeshin disa nga emrat e të vrarëve në kufi të kësaj periudhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...