Në fundin e jetës së vet, kontradiktori Fan Noli ishte më i qartë se kurrë, e përçmonte regjimin komunist. Mirëpo, pikërisht regjimi që do vlerësonte vetëm anën e gabuar të jetës së tij, kur Fan Noli ishte 80 vjeç, e kish rreshtuar në radhët e njerëzve të padëshiruar, gati-gati armiq. Më 8.1.1961, Piro Bita që mbulonte marrëdhëniet me jashtë në Komitetin Qendror të PPSH-së, i shkruan Enver Hoxhës:
"Shoku Enver! Nesër Fan Noli ka 80-vjetorin e ditëlindjes. Ministria e Jashtme është dakord që t’i bëhet një telegram urimi nga Universiteti Shtetëror dhe një nga Lidhja e Shkrimtarëve. Këto të transmetohen edhe nga Radio Tirana”.
Ky shënim duket se zemëron E.Hoxhën, i cili e ndalon veprimin me këtë shënim: “Jo, as mos i bëhet, pse nuk qëndron në favorin e RP të Shqipërisë”.