Sipas shkresës së datës 21.9.1945, qeveria jugosllave i akordoi “qeverisë demokratike shqiptare” një fond prej 10 milion dinarësh. Prej tyre, 600 mijë do përdoreshin për mobilimin e legatës shqiptare në Beograd. Pjesa tjetër ishte e destinuar për organet e dhunës në Shqipëri.