Personi në foto me uniformën e ceremonialit shtetëror është njëri prej nëpunësve më të aftë të kësaj fushe, Sotir Martini, besoj pak i njohur nga publiku. Ai nisi nëpunësinë në vitin 1920. Në vitin 1925 ishte sekretar privat i ministrit të Punëve të Brendshme, për të arritur në detyrën e lartë të drejtorit të Ceremonialit në Oborrin Mbretëror. Pas largimit nga Shqipëria, Sotiri ishte ministri i Oborrit Mbretëror në mërgim. Vdiq në Paris më 17.1.1951.