1946/Vizita e E.Hoxhës në Jugosllavi. I gëzuar se ndodhej në gjirin jugosllav

E mërkurë, 23 June 2021 18:45

Në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, vizita e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor – 2 korrik 1946, ngelet ndër më të spikaturat për atë që përfaqësoi. Hoxha shkoi gjithkund me përjashtim të viseve shqiptare. Gazeta “Bashkimi” e martë, e datës 25 qershor 1946, hapej me titullin “Gjen.kol Enver Hoxha pritet nga mareshali Tito dhe brohoritet nga populli i Beogradit”. Spikat parulla e vogël e gazetës: “Të rrojë sa malet miqësia dhe vëllazërimi në mes të popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë Federative dhe Popullore”.

Midis të tjerash fjala e Enver Hoxhës ka edhe pjesën e mëposhtme në aeroportin e Beogradit:

Të dashur popuj vëllezër të Republikës Federative të Jugosllavisë. Nga kryeqyteti juaj heroik kam nderin e madh t’ju transmetoj përshëndetjet më të thella e më të zjarrta të popullit vëlla shqiptar, t’ju transmetoj përshëndetjet e nxehta të qeverisë sonë dhe të miat personalisht. Sot gëzimi im është i patreguar se ndodhem në gjirin tuaj të ngrohtë, se ndodhem pranë udhëheqësve tuaj të shquar, të cilët e udhëhoqën me aq sukses luftën heroike të popujve të Jugosllavisë, që ndihmoi aq shumë në çlirimin e vendit tonë. Ju siguroj se sot. Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. Sot zemrat e njerëzve të Shqipërisë rrahin për ju dhe ndjenjat më të pastra dhe më vëllazërore janë për ju. Sot zemrat e njerëzve të Shqipërisë rrahin për ju me ndjenjat më të pastra dhe më vëllazërore të tyre janë për ju se në malet tona kur luftonim, se në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë kur binin heroikisht bijtë e popullit tonë, përpjekjet tona legjendare e lufta e përbashkët ishin për ne një forcë e madhe kur përmendej emri i mareshalit të madh Tito....

U puqën zemrat tona në momentet më të rrezikshme të historisë sonë kombëtare, gjaku i bijve tanë më të mirë u derdh së toku e këtej lindi u çelikosën miqësia e vëllazërimi që do jenë të përjetshme se këtej varet e ardhmja e popullit tonë, se ky vëllazërim e kjo miqësi e mirë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të popujve të Ballkanit, është një faktor nga më të rëndësishmit për mbrojtjen e  paqes e të demokracisë. Popujt e Jugosllavisë dhe populli shqiptar do të venë të gjitha forcat dhe zemrën ta forcojmë dita-ditës këtë vëllazëri e miqësi.

U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë….Të rrojë pra sa malet miqësia dhe vëllazërimi midis popullit shqiptar e popujve të Jugosllavisë. Rrofshin popujt vëllezër të Jugosllavisë. Rroftë mareshali juaj i madh dhe miku i madh e i dashur i popullit shqiptar Josip Broz – Tito”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...