Sot është përvjetori i ekzekutimit të poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, të cilëve iu mor jeta nga një regjim barbar në vitin 1977. Veçanërisht Vilsoni i qëndroi kurtheve të gjithë makinës shtetërore e partiake të regjimit, duke bërë që dhjetëra kombinacione e plane kundër tij të dështonin. Procesi ndaj tyre ishte një shembull se si një shoqëri e sëmurë nga indoktrinimi dhe molepsur nga krimi vret më të mirin e vet.
Skeda e përndjekjes së Vilson Blloshmit (18.3.1948-17.7.1977)
-15.2.1975 në përpunim paraprak PP
-11.8.1975 në kontroll operativ 2B
-10.5.1976 në përpunim aktiv 2A
-5.8.1976 arrestohet
Skeda e përndjekjes së Genc Lekës (15.8.1941-17.7.1977)
-16.3.1959 përpunim paraprak PP
-13.4.1960 kontroll operativ 2B
-16.12.1969 përpunim aktiv 2A
-10.7.1972 kontroll operativ 2B
-15.7.1976 përpunim aktiv 2A
-31.8.1976 arrestohet