Shqiptarët e Kosovës në kampe përqendrimi në Shqipëri

Premte, 23 July 2021 15:23

Në vitet 1944-1948 ngaqë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk kishte kufi, praktikisht nuk kemi dukuri arratisjeje. Pas vitit 1948, kohës kur Jugosllavia u dënua me qëndrimet e saj nga Stalini, kemi nisjen e dy dukurive: arratisjet nga Shqipëria në Jugosllavi dhe nga Jugosllavia në Shqipëri. Grupi kryesor i të arratisurve nga Jugosllavia në Shqipëri përbëhej nga shqiptarët e Kosovës. Në udhëzimet e Këshillit të Ministrave, ndër ta edhe ai nr.10, datë 24.12.1953 i “Mbi trajtimin ekonomik të emigrantëve”, theksohej se konsideroheshin të huaj ata që ishin “të ndjekur për shkak të aktivitetit  të tyre në favor të demokracisë, të luftës nacionalçlirimtare dhe të të drejtave të popullit punëtor”. Kësaj kategorie u jepej strehim. Nuk kishte rëndësi kombësia. Vihej re përcaktimi i “persekutimit të vazhdueshëm” nga qeveritë “monarko-fashiste greke” dhe “titiste jugosllave”. Në këtë çështje mungonte tërësisht ndonjë element kombëtar. Regjimi komunist i trajtoi shqiptarët e Kosovës me përbuzje dhe denigrim të vazhdueshëm. I sistemoi (kryesisht) në dy vende që mund të quhen kampet e para të përqendrimit. Këto ishin:

Kampi “Lufta e Vlorës”, Llakatund

Kampi fillon punimet në qershor 1950. Të internuarit kishin kryer 1.600 ditë punë, megjithëse norma vlerësohej se ishte arritur në 70%. Kampi kishte 50 të internuar dhe 20 të burgosur. Ata kishin realizuar së fundmi 4.000 ditë pune. Në fund të vitit 1953 aty janë vendosur “emigrantët jugosllavë”, përfshi këtu në pjesën më të madhe shqiptarët nga Kosova. Kjo vinte në bazë të udhëzimit të nr.10, datë 24.12.1953 të Kryeministrisë, gjë që solli grumbullimin në këtë kamp të 207 emigrantëve, prej të cilëve 108 ishin të aftë për punë. Ferma vijojë të ekzistojë edhe kur nuk kishte më kosovarë.

Kampi i fermës “Çlirimi” Seman Fier

Në qershor 1950 është ngritur kampi i Fierit me emrin “Çlirimi” me rreth 50 veta. Personat e mbyllur në këtë kamp merreshin me punë të detyruar në bujqësi. “Çlirimi” ishte një shkallë më poshtëruese se ferma e Llakatundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...