Më 1.8.1981 organizata bazë e PPSH-së së klubit “Dinamo”, me rastin e ndeshjes për kupën e UEFA-s, “Dinamo”-“FC Carl Zeiss”, të Jenës në Republikën Demokratike të Gjermanisë, hartoi një plan masash për ta fituar ndeshjen. Në dokumentin përkatëse thuhet midis të tjerash:
“Për t’u përfaqësuar me dinjitet kemi marrë këto masa:
1-Me ekipin do të bëhet punë e organizuar ideo-politike dhe edukative.
-Do të punohen projektdirektivat e planit të 7-të pesëvjeçar.
-Vepra e re e shokut Enver Hoxha “Kur lindi partia”.
-Do të zhvillohet rregullisht forma e edukimit në parti.
-Shfrytëzimi i shtypit të përditshëm.
-Vizita në qendra pune, shfaqje artistike, kinematografike, etj.
-Njohja e vazhdueshme me materialet e partisë për gjendjen në Kosovë.
-Njohja me të dhëna për ekipin “Karl Zais” të Jenës dhe mbi qëndrimin e revizionistëve gjermanë”.
Pavarësisht leximit intensiv të veprës se re të shokut Enver dhe njohja e thellë e qëndrimit të revizionistëve gjermanë (lindorë), në Jenë, “Dinamo” humbi 4-0.