Në një stendë muzeu të viteve ’50, ishte vendosur një citat i kryetarit të regjimit të krimit dhe tollonit: “Barinjtë dhe bujqërit tanë, kovaçët dhe hekurxhinjtë tanë, mundën gjeneralat gjermanë e italianë”. Kjo fjali folklorike, e cila është hequr më vonë nga përdorimi masiv, e shpjegon më mirë nivelin e propagandës komuniste dhe vijimin e saj të njëllojtë edhe në ditët tona, teksa kujtojnë se fituan betejat imagjinare. Të ishte për bujqit, barinjtë, kovaçët dhe hekurxhijtë, rrinin me mijëra vjet gjeneralët italianë dhe gjermanë.