1978/Në burg nëna dhe e bija 13 vjeç e gjysmë

Diel, 27 February 2022 12:54

Nga Kastriot Dervishi

Më 14.2.1978, një 35 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, shtatzënë, së bashku me vajzën e saj 13 vjeç e gjysmë, tentoi pa sukses të arratisej në zonën e Pogradecit. Të dyja u arrestuan. Sipas nenit 7 të Kodit Penal të kohës, mosha për përgjegjësi penale e një personi duhej të ishte mbi 14 vjeç. As ligjet e veta nuk respektonin. Por për të dënuar vajzën, gjykata falsifikon aktet e gjendjes civile, duke e paraqitur në gjyq 5 muaj më të madhe, sikur kishte mbushur moshën 14 vjeç. Nëna, gjatë kohës së paraburgimit në Pogradec, gëlltiti një bisht luge dhe rrezikonte jetën. U dërgua në spitalin e Pogradecit, por mjekët gjinekologë, kirurgë, patologë dhe radiologë, arritën në përfundimin se ishte stimulante dhe bënte kot. Nga këmbëngulja e të pandehurës, u dërgua në spitalin e Korçës dhe atje u konstatua se bishti i lugës ndodhej në stomak dhe rekomandohej operimi urgjentisht. Gjykata e Rrethit Pogradec, e drejtuar nga një grua, me vendimin nr.31, datë 9.5.1978, i deklaroi fajtore dhe i dënoi: nënën me 10 vjet dhe vajzën me 2 vjet heqje lirie. Nëna vuajti 4 vjet, 9 muaj, 1 ditë burgim. E bija, ndonëse fëmijë, thuajse e kreu të plotë dënimin, vuajti 1 vit, 11 muaj, 10 ditë burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...